'Autorët e pritën kur u kthye në shtëpi, pasi përcolli fëmijët në shkollë', detaje të tjera nga vrasja e shqiptarit në Itali! Fqinjët: Një burrë i ndershëm e baba model

'Autorët e pritën kur u kthye në shtëpi, pasi përcolli fëmijët në shkollë', detaje të tjera nga vrasja e shqiptarit në Itali! Fqinjët: Një burrë i ndershëm e baba model

Foto nga vendngjarja

ITALI- “Një burrë i ndershëm dhe një baba model”, kështu e përshkruajnë fqinjët dhe të njohurit 49-vjeçarin shqiptar i cili i u gjet i vdekur mbi dyshemenë e banesës nga bashkëshortja e tij.

Ai është i identifikuar si Petrit Caka, 49-vjeçari punonte murator kur gjente punë pasi ai nuk kishte një punë të përhershme.

Mediat italiane raportojnë se shumë kohë me parë ka pasur precedentë penal, por asnjë serioze.

Gruaja e tij, Dorina u kthye herët atë mëngjes në shtëpi nga puna e saj si pastruese, kur hyri në banesë, ajo e gjeti të shtrirë mbi dysheme të shoqin, pas kësaj njoftoi menjëherë policinë dhe ambulancën. Ata bënë përpjekje për ta sjellë në jetë, por ishte tepër vonë. 49-vjeçari shqiptar kishte marrë plagë të rënda. Në trupin e tij shenjat e qarta të një sulmi brutal, disa mavijosje dhe plagë me thikë edhe në fytyrë.

Atë mëngjes Caka kishte shoqëruar fëmijët e tij në shkollë. Sipas asaj që rikonstruktuan hetuesit, thuhet se atentatorët e kishin pritur kur ai ishte kthyer në shtëpi. Mesa duket  49-vjeçari shqiptar duhet t’i ketë njohur autorët pasi dera e përparme e shtëpisë nuk kishte shenja që të ishte hapur me dhunë.

Foto nga vendngjarja

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?