Ka qenë juria e përbërë nga Saverina Pasho, Rita Petro, Ridvan Dibra, Ben Andoni dhe Brikena Çabej, e cila ka shqyrtuar rreth 450 vepra ne prozë dhe poezi si dhe vepra të përkthyera në prozë dhe poezi gjatë vitit 2013, dhe nga ku ka shpallur fituesit.
Në përfundim të shqyrtimit, i është akorduar pas vdekjes çmimi i “Veprës më të mirë të përkthyer për vitin 2013”, Guljem Dedës ish-i burgosur politik për sjelljen në shqip të poemës me dy vëllime “Orlandi i Çmendur” i autorit Ludovici Ariosto
Çmimin e tërhoqi përfaqësuesi i shtëpisë botuese Leka Ndoja. Në fjalën e tij Ndoja, teksa falënderoi Ministrinë e Kulturës për aktivitetin e organizuar dhe dhënien e çmimit, tha se autori e ka përkthyer poemën “Orlandi i Çmendur”, gjatë kohës që ishte në burg, nga regjimi komunist.
Gjithashtu ai ndau një kuriozitet për lexuesit duke bërë të ditur se së shpejti do të botohet edhe një vepër tjetër e Dedës që ka të bëjë me temën me të cilën ky i fundit ka mbrojtur doktoraturën, në qendër të së cilës është shkrimtari Pjetër Bogdani
“Është rasti për të bërë një sqarim. Falënderoj Ministrën e Kulturës që ka lejuar të krijohet një juri profesionale. Guljem Deda është përfaqësuesi i fundit i përkthimeve të autorëve aristokratë. Ai është akuzuar që në vitet 1945 për bashkëpunim në kohën e luftës dhe veprën në fjalë e ka përkthyer në burg, por ai ka nisur që atëherë të shkruajë dhe ka mbrojtur doktoratën për Pjetër Bogdanin që do të botohet së shpejti.” u shpreh përfaqësuesi i shtëpisë botuese
(Në foto: Përfaqësuesi i shtëpisë botuese gjatë tërheqjes së çmimit për autorin Guljem Deda)
(Në foto: Nga ceremonia e dorëzimit të çmimeve të letërsisë)
Thanas Medi fitues i ‘Veprës më të mirë letrare për vitin 2013’
Ndërkohë çmimi i ‘Veprës më të mirë letrare për vitin 2013’ iu akordua shkrimtarit Thanas Medi me romanin e tij "Fjala e fundit e Sokrat Bubës", me motivacion për arritjen e një niveli të lartë në ndërthurjen e kompozicionit dhe mbajtjen lidhur të lexuesit deri në fund.
Në fjalën e tij, autori tha se ndihet i nderuar për këtë çmimi dhe se në romanin në fjalë është përpjekur të sjellë diçka të veçantë
Ky çmim për mua është nder i madh. Letërsinë e kam pasur ëndërr jete dhe duket se ajo ka marrë udhën. Kam shkruar që herët me tregime e novela. Së fundmi kam dy botime në romane. Jam përpjekur të sjell diçka të veçantë.
Përpos çmimit, Ministria ka akorduar edhe një shpërblim në vlerën 500 000 lekë për fituesin e ‘Veprës më të mirë letrare ‘ dhe 300 000 lekë për fituesin e ‘Veprës më të mirë të përkthyer’.
(Në foto: Autori Thanas Medi në momentin e tërheqjes së çmimit)
Ndërsa anëtari i jurisë Ben Andoni rrëfen për A1 Report arsyet e reduktimit të çmimeve.
"Besoj qe kaq janë mundësitë e Ministrisë së Kulturës. Ka ardhur koha që nëse ministria nuk e përballon dot, janë institucionet e tjera që duhet të japin ccmime për zhanre të tjera." tha Andoni për A1 Report
(Në foto: Anëtari i jurisë Ridvan Dibra gjatë dorëzimit të çmimit)
TË NOMINUARIT NË PËRKTHIM:
ARBEN Dedja- Ëilliam Blake “Këngët e pafajësisë dhe të përvojës” poezi të zgjedhura
ALKET Çani – Saint Jhon Perse, “Poezi të zgjedhura”
ILJAZ SPAHIU - Mo Yan “Bretkosa” , roman
GUILJEM Deda- Ludovici Ariosto, “Orlando i çmendur” , poemë (në dy vëllime)
SOKOL Zekaj- Yves Bonnefoy, “Poezi të zgjedhura”
TË NOMINUARIT NË LËTERSINË SHQIPE:
ALBANA Shala – “Ngarkesa e fëmijës”- tregime
AZEM QAZIMI i- “Për dhuntinë e mahnitjes” -poezi
FLUTURA Açka - “Kukullat nuk kanë atdhe”- roman
SHKËLQIM Çela - “Ishulli Ruzvelt” - dy novela
THANAS Medi- “Fjala e fundit e Sokrat Bubës” - roman
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)