Të enjten u luajtën tetë ndeshjet e kthimit të vlefshme për fazën play-off të Europa League. Pas përballjeve të dyta, dy takime shkuan me shtesë, ndërsa një prej tyre u vendos pas 11 metërshave. Jashtë këtij kompeticioni mbetën klube si Celtic, PAOK, Dinamo Zagreb apo edhe Fenerbahce. Tetë skuadrat që morën një biletë nga faza play-off për në fazën e 1/8-ave janë: Genk, Bologna, Stuttgart, Ferencvaros, Nottingham Forest, Celta Vigo, Lille, Panathinaikos.
Sot në orën 13:00 në Nyon të Zvicrës do hidhet shorti ku do mësohen tetë çiftet e fazës së 1/8-ave të Europa League.
Në bazë të ndarjes sipas rrugëtimit për në finalen e Stambollit, klubet kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm. Shembull: Ferencvaros do përballet në fazën e 1/8-ave me njërën mes Portos ose Bragës, rivalë që mund të jenë edhe për Stuttgartin.
Tetë skuadrat e kualifikuara nga faza e ligës: Lyon, Aston Villa, Midtjylland, Real Betis, Porto, Braga, Freiburg, Roma
Tetë skuadrat e kualifikuara nga faza play-off: Genk, Bologna, Stuttgart, Ferencvaros, Nottingham Forest, Celta Vigo, Lille, Panathinaikos
Conference League, ndeshjet e kthimit të fazës play-off:
E enjte, 26 shkurt 2026
18:45
Crvena zvezda 0-2 Lille (pas 120 minutave lojë) (1-0)
Ferencvaros 2-0 Ludogorets (1-2)
Plzen 1-1 Panathinaikos (1-1) - Panathinaikos kalon pas penalltive
Stuttgart 0-1 Celtic (4-1)
21:00
Bologna 1-0 Brann (1-0)
Celta Vigo 1-0 PAOK (2-1)
Genk 3-3 Dinamo Zagreb (3-1) - Genk kalon pas 120 minutave lojë
Nottingham 1-2 Fenerbahce (3-0)
Shënim: Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para
Rruga drejt finales së Stambollit
Komente









