Policia e Shtetit ka dhënë informacionet e para për personin që është arrestuar për grabitjen në Rinas. Ai është nga Kruja me inicialet E.P. ndërsa është autori i dytë që është prangosur pas Oltion Veselit.
"Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P banues në Krujë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të "Grupit të Strukturuar Kriminal", ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” "Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" deklaron policia.
Lajmi kryesor:
5 të arrestuar për grabitjen në Rinas! Pas ish-imamit, në pranga edhe kasapi nga Kruja (EMRAT)











