Autori i masakrës së Vlorës në gjykatë, dëshmitarët largohen nga Shqipëria

Autori i masakrës së Vlorës në gjykatë, dëshmitarët largohen nga Shqipëria

Ritvan Zykaj

Seanca e radhës gjyqësore në gjykatën e Vlorës për autorin e masakrës së Selenicës Ritvan Zykaj do të zhvillohet në datë 16 prill. Në këtë seancë është parashikuar që të merren në pyetje familjarët e viktimave, por që njëkohësisht janë edhe të afërm të Zykajt.

Nëse nuk paraqiten dëshmitarë, do merren për bazë deklaratat e tyre para grupit hetimor. Prokurori i ceshtjes Saimir Smaka ka konfirmuar se dosja tashme i ka kaluar prej pak muajve gjykatës së faktit Vlorë pas mbledhjes se dokumentacionit, informacioneve dhe provave të mjaftueshme nga prokuroria, ndërsa janë zhvilluar deri me tani dy seanca paraprake, por pa praninë e autorit të masakrës, i cili vijon të mbahet i izoluar në dhomat e paraburgimit të Vlorës.

Ritvan Zykajt i është caktuar avokat nga shteti kryesisht, ndërsa në datë 16 prill do të jetë edhe seanca e parë, ku do të pyeten dëshmitarët. Aktualisht në Shqipëri janë vetëm një pjesë e të afërmëve, ndërsa sipas informacioneve mësohet se një pjesë e tyre, pas tragjedisë së janë larguar jashtë vendit.

Një muaj më parë prokuroria e Vlorës konfirmoi se do të kërkohet burgim i përjetshëm për Zykajn. Ritvan Zykaj vrau me arme zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur. Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç, Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit), Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47- vjeç (bashkëshorte e Azemit) ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt. Në deklaratat e tij të para autori i masakrës tha se i vrau për shkak se e akuzonin për vjedhjen e pulave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polici: 16/04/2019 21:57

    Skeni turp po mbushet viti qe 8 viktimat po kalben kurse Ritvanin ne vend qe ta varni tek Sheshi i Flamurit e vishni e mbathni e ushqenu. bile doni edhe ta mbroni me avokat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë