Autori i vrasjes së 170 personave në sulmin terrorist në Aeroporin e Kabulit, u lirua nga burgu nga talebanët! Dhjetëra anëtarë të ISIS të lirë pasi militantët hapen burgjet

Autori i vrasjes së 170 personave në sulmin terrorist në Aeroporin e Kabulit, u lirua nga burgu nga talebanët! Dhjetëra anëtarë të ISIS të lirë  pasi militantët hapen burgjet

Përgjegjësi i sulmit terrorist në Aeroportin e Kabulit, ishte i burgosur deri më 15 gusht.

Ai u lirua pasi talebanët hapën portat e burgut Pul-e-Charkhi, duke liruar të gjithë të burgosurit mes tyre edhe autorin e masakrës së 26 gushtit. 

Autori i sulmit vetëvrasës hodhi veten në erë, duke vrarë 170 njerëz, përfshirë 13 marinsa.

Sipas raportimeve nga Isis-K, Abdul-Rahman al-Logari, doli nga burgu "kur ra ish -qeveria"; një herë i lirë, ai "vrapoi për t'u bashkuar me vëllezërit e tij" dhe u bashkua me qelizën e kamikazëve.Një lajm i till është raportuar nga vetë Shteti Islamik i Khorasan.

Situata mund të jetë edhe më shqetësuese pasi në mesin e të liruarve janë edhe shumë ish-të akuzuar si pjesë e ISIS, duke ngjallur frikën e sulmeve të ardhshme. 


Lajmi kryesor:

Talebanët pritet të formojnë sot qeverinë, forcojnë lidhjet me Kinën! Gratë afgane protestojnë për të drejtën e punës


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU