Talebanët pritet të formojnë sot qeverinë, forcojnë lidhjet me Kinën! Gratë afgane protestojnë për të drejtën e punës

Talebanët pritet të finalizojnë formimin e qeverisë ditën e sotme, teksa po përballen me presion të brendshëm dhe ndërkombëtar për të sunduar Afganistanin me një tolerancë më të madhe, veçanërisht për të drejtat e grave.

Mijëra afganë janë larguar nga vendi shkak të dhunës. Rreth gjysmë milioni të tjerë pritet të bëhen refugjatë në vendet fqinje si Pakistani dhe Irani. Aeroporti kryesor i vendit, Kabul, vijon të jetë i mbyllur, por pritet të rihapet brenda pak ditësh me ndihmën e ekspertëve teknikë nga Katari.

Një zëdhënës i talebanëve ka njoftuar se Kina ka premtuar se do të mbajë hapur ambasadën e saj në Afganistan dhe do të rrisë ndihmën humanitare për vendin e shkatërruar nga lufta.

Ka qenë Abdul Salam Hanafi, një zyrtar i lartë taleban në Doha, Katar, i cili ka zhvilluar një bisedë telefonike me Wu Jianghao, zëvendësministër i jashtëm i Republikës Popullore të Kinës.

"Zëvendësministri i Jashtëm kinez tha se ata do të mbanin ambasadën e tyre në Kabul, duke shtuar se marrëdhëniet tona do të forcoheshin në krahasim me të kaluarën. Afganistani mund të luajë një rol të rëndësishëm në sigurinë dhe zhvillimin e rajonit", tha ai.

Kina bëri ​​gjithashtu një deklaratë duke "afirmuar" lidhjet e saj me Afganistanin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:21
Gratë gjyqtare në Afganistan kërkojnë ndihmë të arratisen! Jeta e tyre në rrezik, kriminelët e liruar nga talebanët u janë qepur pas

Me ardhjen në pushtet të talebanëve 250 gratë gjyqtare të Afganistanit kanë frikë për jetën e tyre. Gjyqtaret kanë frikë pasi tanimë ish-të burgosurit janë liruar nga talebanët dhe u ia vënë prapa për t\i dënuara ato.

Ndërsa disa gra gjyqtare ishin në gjendje të largoheshin nga vendi javët e fundit, shumica kanë mbetur pas dhe ende po përpiqen të braktisin vendin.

Militantët, të cilët erdhën në pushtet muajin e kaluar ndërsa Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat e tyre, ndaluan gratë  të punonin deri në një kohë që talebanët të ‘trajnohen’ sit ë sillen me gratë dhe kanë deklaruar se të drejtat e grave do të mbrohen. Gratë që punojnë në drejtësi kanë qenë tashmë objektiva të profilit të lartë. Dy gjyqtare femra të Gjykatës Supreme u vranë në janar.

Tani, talebanët kanë liruar të burgosurit në të gjithë vendin, gjë që "me të vërtetë vuri në rrezik jetën e grave gjyqtare", tha një gjykatës grua e nivelit të lartë që iku në Evropë.

Në Kabul, "katër ose pesë anëtarë talebanë erdhën dhe i pyetën njerëzit në shtëpinë time: 'Ku është kjo grua gjykatëse?' Këta njerëz i kisha futur në burg, "tha ajo për Reuters në një intervistë, duke kërkuar të mos identifikohej.

Që atëherë ajo ka qenë në kontakt me kolegët që kanë mbetur pas dhe tregon se ato janë tejet të frikësuara dhe nëse nuk ndërhyhet shpejt jeta e tyre është në rrezik.

Ministri britanik i Drejtësisë Robert Buckland tha javën e kaluar Londra kishte evakuuar nëntë gjyqtare gra dhe po punonte për të siguruar kalim të sigurt për më shumë nga "njerëzit shumë të cenueshëm".

Ora 12:12
Autori i vrasjes së 170 personave në sulmin terrorist në Aeroporin e Kabulit, u lirua nga burgu nga talebanët! Dhjetëra anëtarë të ISIS të lirë pasi militantët hapen burgjet

Përgjegjësi i sulmit terrorist në Aeroportin e Kabulit, ishte i burgosur deri më 15 gusht.

Ai u lirua pasi talebanët hapën portat e burgut Pul-e-Charkhi, duke liruar të gjithë të burgosurit mes tyre edhe autorin e masakrës së 26 gushtit. 

Autori i sulmit vetëvrasës hodhi veten në erë, duke vrarë 170 njerëz, përfshirë 13 marinsa.

Sipas raportimeve nga Isis-K, Abdul-Rahman al-Logari, doli nga burgu "kur ra ish -qeveria"; një herë i lirë, ai "vrapoi për t'u bashkuar me vëllezërit e tij" dhe u bashkua me qelizën e kamikazëve.Një lajm i till është raportuar nga vetë Shteti Islamik i Khorasan.

Situata mund të jetë edhe më shqetësuese pasi në mesin e të liruarve janë edhe shumë ish-të akuzuar si pjesë e ISIS, duke ngjallur frikën e sulmeve të ardhshme. 

Ora 11:36
Intensifikohen luftimet mes talebanëve dhe forcave opozitare në Luginën Panjshir, frikë për jetët e civilëve

Në një kohë kur forcat talebane janë në përpjekjet e tyre përfundimtare për të formuar qeverinë e re, ata kanë intensifikuar bombardimet në Luginën Panjshir, bastioni i fundit i mbetur i luftëtarëve të opozitës besnikë ndaj Ahmad Massoud.

Korrospondenti i Al Jaezzera Charles Stratford, duke raportuar nga Golbahar pranë hyrjes së vetme në Luginën Panjshir, tha se luftimet janë përshkallëzuar në orën e fundit duke shkaktuar frikë mes civilëve që jetojnë në zonë.

“Kur mbërritëm, kishte shumë tym, kishte shumë artileri që po gjuanin në drejtim tw qytetit.

Panjshir është krahina e fundit që i reziston sundimit të talebënve, të cilët morën kontrollin e vendit pasi trupat amerikane dhe të huaja u tërhoqën pas 20 vitesh konflikt.

Udhëheqësi  i forcave të opozitës është Ahmad Massoud-një 32-vjeçar i diplomuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst dhe bir i komandantit legjendar të rezistencës Ahmad Shah Massoud.

Babai i tij, i njohur si "Luani i Panjshir",ka mbrojtur rajonin nga pushtimi sovjetik në vitet 1980 dhe regjimi i talebanëve në vitet 1990. Ai u vra nga një sulm vetëvrasës i Al Kaedës vetëm dy ditë para sulmeve të 11 shtatorit, kur Ahmad Massoud ishte adoleshent.

Pasi u trajnua në Britani si një kadet i huaj në Sandhurst dhe u diplomua për Studimet e Luftës në King's College London, Ahmad Massoud u kthye në Afganistan në vitin 2016. Ai themeloi NRF anti-talebane.

"Unë do të preferoja të vdisja sesa të dorëzohesha," tha Massoud në intervistën e tij të parë që kur talebanët morën Kabulin. "Unë jam djali i Ahmad Shah Massoud. Dorëzimi nuk është në fjalorin tim."

Ata kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare për të ndihmuar në luftimin e talebanëve pas tërheqjes së ushtrisë amerikane.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie