Zyra e Kredo.al e cila shërben për dhënie kredie është grabitur mesditën e sotme në Korçë. Mësohet se autori, i cili tashmë është arrestuar, e ka kryer grabitjen nën kërcënimin e një pistolete lodër.
Burimë bëjnë me dije se autori 30-vjeçar ka marrë një shumë monetare dhe është larguar me shpejtësi. Blutë e Korçës njoftojnë se në pranga ka rënë Bardhyl Avdolli, 30 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik të autorit, policia i gjeti dhe sekuestroi një shumë monetare prej 5 mijë lekësh të cilat i kishte grabitur në zyrën e dhënies së kredive dhe pistoletën lodër.
Njoftimi i Policisë
Policia identifikon, lokalizon dhe arreston brenda pak minutash autorin e vjedhjes në një zyrë për dhënie kredie, nën kërcënimin e një pistolete lodër. Sekuestrohet pistoleta lodër dhe sasia e parave të vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, rreth orës 15:45, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 7, Korçë, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, kishte hyrë një shtetas i paidentifikuar, i cili duke kërcënuar me një mjet në dukje si pistoletë, kishte marrë një vlerë monetare dhe më pas ishte larguar me shpejtësi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe informacioneve të marra u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit B. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.
Gjithashtu shërbimet e policisë, gjatë kontrollit fizik të autorit, i gjetën një pistoletë lodër dhe shumën prej 5000 lekë të vjedhura.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Kumar me nga një gotë raki përpara, Policia u heq ‘zaret’ 4 personave! Nën hetim pronari i lokalit, sekuestrohen edhe para
29 Janar, 14:52
-
Korçë/ Ngacmoi tre herë seksualisht të miturin në Devoll, Gjykata lë në burg babanë e 3 fëmijëve! I dyshuari për pedofili e mohon: Doja ta ndihmoja! (VIDEO)
29 Janar, 11:29
-
Elbasan/ Mashtronin me Call-Center të huajt për investime në bursa fiktive 'Forex', 13 të arrestuar dhe 5 të tjerë nën hetim! Në kërkim administratori (EMRI+FOTOT)
29 Janar, 10:51
-
Korçë/ 54-vjeçari largohet nga banesa, kushëriri denoncon në polici
28 Janar, 15:11
-
Tiranë/ Djali 12-vjeçar i vdiq te Pediatria e QSUT, nëna e Leo Sadikajt dhunon mjeken, 44-vjeçarja merret nën hetim
28 Janar, 14:34
-
Muzeu Arkeologjik i Korçës në restaurim, pritet të hapet për publikun në Maj
28 Janar, 10:14
-
E rëndë në Devoll/ I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më mashtroi! Nëna: Dua drejtësi, tentoi ta përdhunojë
27 Janar, 17:27
-
Pogradec/ Akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, AMP pezullon nga detyra 3 punonjës policie (EMRAT)
27 Janar, 15:48
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
Korçë/ I humbur prej 5 ditësh, 32-vjeçari denoncon në polici humbjen e babait
27 Janar, 13:33
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht 15-vjeçarin, arrestohet 45 vjeçari në Devoll
27 Janar, 13:09
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03