Kukës të paktën pensionistët nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë orarin e lejuar nga autoritet për të dalë shëtitje. Kjo për shkak të arsyeve natyrore, pasi Kukësi mëngjesin e sotëm është zgjuar me reshje shiu.

Për këtë arsye edhe rrugët e qytetit kanë qenë bosh, me lëvizje shumë të rralla të makinave. Mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë pas orës 11:00, orar kur lejohet të lëvizin prindërit me fëmijët.


Lajmi kryesor:

Rama u dha leje, por shiu mbylli brenda të moshuarit dhe fëmijët, vetëm disa biznese hapur (Ndalohen makinat)