TIRANE - Kompania Alpetrol shl.a. ushtron aktivitetin pa leje mjedisore. Sipas drejtorit të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Sajmir Hoxha, kjo gjë ndodh, edhe pse kompania është ndotësja kryesore e mjedisit. "Drejtuesit kanë aplikuar kërkesën për lejen më 2011, madje kanë paguar dhe tri fatura me nga 50.000 lekë secila, por nuk janë pajisur, pasi nuk kanë kryer procedurat e tjera ligjore", tha ai.
Fakti i mospajisjes me leje mjedisore të Albpetrolit është mbajtur i fshehtë, jo vetëm nga kompania, por edhe nga ish-drejtuesja e Agjencisë Mjedisore, Angjelina Mërtiri. Sipas Hoxhës, për këtë vit kompania ka filluar procedurat, ndërkohë që Agjencia i ka qartësuar detyrimet ligjore që ka në drejtim të ruajtjes së mjedisit, uljes së shkallës së ndotjes dhe përmirësimit të kushteve.
Drejtuesit e kompanisë Albpetrol kanë preferuar heshtjen përballë akuzave të Agjencisë Mjedisore, ndonëse bëhet fjalë për shkelje të rëndë të ligjeve në fuqi lidhur me ruajtjen e shëndetit të banorëve dhe mjedisit. Ndërkohë, Agjencia e Mjedisit nuk përmendi asnjë masë gjobitjeje.
(gk/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com