Autoritetet britanike sekuestrojnë kokainën me vlerë 1 milion £ të kthyer në llak! 23 vite burg për 41-vjeçarin nga Dibra (EMRI)
Terence Allen, Ermal Shtrezi, William Adams dhe Daniel Oliver
Gjashtë burra, mes tyre një shqiptar, të cilët u kapën nga autoritetet britanike 31 tetor të këtij vitit, nën akuzën e trafikimit të lëndës narkotike kokainë, janë dënuar me burg së fundmi nga Gjykata e Kingston Crown, në Mbretërinë e Bashkuar.
Shumica e bandës u arrestuan në një pronë industriale pranë Dartfordit, teksa përpiqeshin të klasifikonin dërgesën e kokainës nga Kolumbia, e cila kapte vlerën 1 milionë paund.
Shërbimet sekrete kishin arritur të sigurojnë biseda mes narkotrafikantëve të zhvilluara në një pijetore në Chatham, duke diskutuar mënyrat e mundshme për të fshehur kokainën, përfshirë fshehjen e saj në kanaçe me domate ose duke e kthyer kimikisht në një llak për dorezat e dyerve.
PërfundImisht ata zgjodhën të konvertonin kokainën prej 30 kg në llak, i cili më pas u përdor për të lyer 508 doreza fshesash..
Shqiptari i dënuar është Ermal Shtrazi me profesion shef kuzhine në Londër dhe me origjinë nga Maqellara e Dibrës.
Të dënuarit janë:
Yuni Alexis Pacheco Miranda, 65 vjeç, nga The Roundway, Wood Green, në veri të Londrës, burgosur me 29 vjet
Daniel Oliver, 52 vjeç, nga The Parade, Margate, Kent, i dënuar me 29 vjet burg
Ermal Shtrezi, 41 vjeç, nga Lyndhurst Road, Wood Green, i dënuar me 23 vjet burg
Nigel Rogers, 62 vjeç, nga Olympia Way, Whitstable, Kent, i burgosur me 23 vjet
Frank Asante, 49 vjeç, nga Ledbury Road, Notting Hill, në perëndim të Londrës, i dënuar me 18 vjet burg
Terrence Allen, 74 vjeç, nga Wordsëorth Road, Welling, Londra juglindore, i burgosur me 13 vjet
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
31.3%
-
Të gabuar
65.7%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 3295
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Ktheu shtëpinë në ‘biznes’ droge, arrestohet 28 vjeçari! Në pranga dhe blerësi! Kanabisi dhe kokaina me vlerë prej rreth 90 mijë euro (EMRAT)
12 Shkurt, 10:35
-
Itali/ Çmontimi i klanit shqiptar që fitimet e grabitjeve i investoi në 25 mln euro kokainë, furnizohej nga celulat në Britani, Holandë e Belgjikë (FOTOT)
9 Shkurt, 20:18
-
Rrëfimi i 38-vjeçares britanike: Burri im shqiptar më ‘magjepsi’, por më përdori vetëm për letrat
8 Shkurt, 15:59
-
Itali/ Nervozizmi gjatë kontrollit e tradhtoi, 28-vjeçari shqiptar kapet me 200 gramë kokainë të fshehur në dorezën dhe sediljen e makinës
8 Shkurt, 15:08
-
Itali/ Antimafia arrestoi 39 persona, zbërthehet klani shqiptar që paratë e grabitjeve i investonte në drogë! Sekuestrohet kokainë me vlerë 25 mln euro, trafik dhe në San Marino (VIDEO)
8 Shkurt, 13:15
-
Londër/ Dënohet me 7 vite burg ish-futbollisti, ishte kthyer në lojtar kyç në tregun e kokainës me shumicë
8 Shkurt, 08:43
-
Tentoi të fusë në burgun e Fushë-Krujës 22 celularë dhe doza kokaine, arrestohet gardiani (EMRI)
7 Shkurt, 16:02
-
Itali/ Udhëtonte me të dashurën për të hequr dyshimet, shqiptari arrestohet me 335 doza kokainë në makinë! U kap teksa shiste dozat e radhës
6 Shkurt, 18:01
-
Itali/ Çmontohet organizata e ‘turistëve’ të kokainës, 8 shqiptarë të arrestuar! Rrjetin e drejtonte një 31-vjeçar nga Shqipëria, jepte urdhra me telefon
6 Shkurt, 16:43
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Itali/ ‘Biznes’ droge në Perugia, shqiptari me precedentë kapet me kokainë dhe mbi 8 mijë euro cash
5 Shkurt, 21:06
-
Itali/ U arrestua në Spanjë si pjesë e organizatës së kokainës të 'Klanit Çela', izolohet në qelitë e Breshias 48-vjeçari shqiptar! Tonelata drogë nga Kolumbia dhe Ekuadori
5 Shkurt, 15:33