Autoritetet italiane ngrenë alarmin për emigrantët e paligjshëm: 685 mijë të tjerë po mbërrijnë nga Libia! Humbet kontaktet varka me 47 persona

Autoritetet italiane ngrenë alarmin për emigrantët e paligjshëm: 685 mijë të tjerë po mbërrijnë nga Libia! Humbet kontaktet varka me 47 persona

Anija me emigrantë të paligjshëm në Itali

Mbi 685 mijë emigrantë të parregullt nga Libia thuhet se janë gati të nisen për të zbarkuar në bregdetin italian. Mediat italiane shkruajnë se ky numër u shfaq në raportin e emigracionit që i dërgohet çdo javë qeverisë.

Në të gjithë vitin 2022, mbërritjet kishin qenë 104 mijë kur flukset ishin ende të frenuara nga pandemia.

Ndërsa tani, numri i emigrantëve që vijnë nga vendi afrikan, është pothuajse shtatë herë më i lartë. Kjo është arsyeja përse kjo temë është konsideruar një emergjencë shtetërore në itali.

Së fundmi, ka humbur kontaktet një varkë me 47 persona në bord që mbërrinte nga Libia.

Kujtojmë se në muajin shkurt, një tragjedi u shënua në bregdetin itlaiane në Cutro ku 62 persona humbën jetën në përpjekje për të mbërritur në brigjet e Italisë. Mësohet se shkak për këtë tragjedi u bë fakti se trafikantët hodhën në det dhjetëra njerëz për të lehtësuar gomonen me të cilën udhëtonin për të mos u kapur nga policia. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 12/03/2023 12:40

    Edhe kto shkun si puna e shqiptarve, Mir e kaj se kujtune se demokracija ashte mrekulli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja