Autoritetet spanjolle: Trafiku i kokainës nga Kolumbia tani është në duart e shqiptarëve

Shqiptarët vijojnë që të jenë në qendër të vëmendjes nga mediat dhe autoritetet spanjolle pas sekuestrimit të një ton kokainë në Madrid pak javë më parë, ndërsa u arrestuan 5 persona, por grupi drejtohej nga dy shqiptarë, Arjan Ndoci dhe Julian Deblini.

Sipas mediave spanjolle, shumica e kokainës hyn në Spanjë e fshehur në kontejnerë përmes pesë porteve, me qytetin e Cádizit në krye. Porti i qytetit të Cadiz, ndiqet nga ata të Valencias, Barcelonës, Bilbaos dhe Vigos.  Kokaina në Kolumbi blihet me çmimin që varion nga 1,260 deri në 1,680 euro me cilësi 85%, ndërsa pas trafikut në Europë shitet shumëfish më shtrenjtë.

Grupet kriminale lindore kanë fituar terren kundër klaneve spanjolle përsa i përket futjes së drogës nga portet e tyre. Sipas raporteve të policisë spanjolle, trafiku sot është në duar të shqiptarëve, polakëve, bullgarëve apo marokenëve që kanë vendosur pjesë të strukturës së tyre në Spanjë.


Lajmi në mediat spanjolle

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kolonizatorët: 13/05/2018 22:57

    Edhe këta si hollandezët, mut njëri hále tjetri! Që të dy kolonizatorë, u kanë bërë popujve të kolonive të tyre, GJËMËN!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen