Segmente ende të paidentifikuara i vunë mbrëmë zjarrin Sarajeve të Toptanëve, monument kulture i kategorisë së parë në qendër të Tiranës, me qëllim për të sabotuar procesin e shpronësimit të pronarëve, për kthimin e objektit në muze. Ngjarja natyrshëm ka prodhuar reagime të forta. Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha në Report Tv se zjarri është porositur nga politikanët, të cilët kanë lobuar tek ai, për të ngritur kulla në vendin e objektit historik. Politikanët qëndrojnë pas disa prej bashkëpronarëve të objektit.

Ndërkaq, mes 25 bashkëpronarëve të Sarajeve të Toptanëve, rezulton edhe kompania e ndërtimit Vi&Vi shpk. Kompania e themeluar në vitin 2008 është aktualisht në pronësi të Fatmir Imerajt. Vi&Vi shpk ka qenë më parë në pronësi të biznesmenit të ndërtimeve Viktor Ndoci, i cili është vëllai i të ashtuquajturit bosi i kokainës, Arjan Ndoci. Në nëntor të vitit 2016, Ndoci i transferoi 100 % të aksioneve të kompanisë Fatmir Imerajt. Kompania ka si objekt kryerjen e çdo veprimtarie te lejuar nga ligjet shqiptare, sigurisht edhe ndërtimin.

Në vitin 2014, Fatmir Imeraj ka blerë për 12 milionë lekë kompaninë “Arvi” tek Arjan Ndoci, i cili është arrestuar në Spanjë për trafikimin e 1 ton kokainë, së bashku me disa shqiptarë, spanjollë dhe kolumbianë. Dy vite më pas, Imeraj ia shet kompaninë sërish për 12 milionë lekë biznesmenit Viktor Ndocit, vëllai i Arjan Ndocit. Bashkëpronari i Sarajeve të Toptanëve Fatmir Imeraj është gjithashtu edhe pronar i kompanisë së ndërtimit ‘VIND’, themeluar në dhjetor të vitit 2013. A qëndron Fatmir Imeraj pas planeve të dyshuara për ndërtim kullash në vend të sarajeve, në koordinim me bashkëpronarët e tjerë? Kjo u mbetet organeve ligjzbatuese.

Por, emri i Fatmir Imerajt është lakuar në lidhje me ndërtimin e pallatit pas 15-katëshit në Tiranë, me kompaninë Vi&Vi shpk, bashkë me kompaninë ANA shpk, në pronësi të Mirela Zeraliut. Përpos ndërtuesit Fatmir Imerajt në skenë del edhe emri i Odeta Nishanit, bashkëshortja e ish Presidentit, Bujar Nishani. Odeta Nishani është e bija e Ali Kosovës, një nga bashkëpronarët e Sarajeve të Toptanëve.

25 pronarët e Sarajeve të Toptanëve

-Majlinda Skënder Këllezi

-Haluzi Hamza Kosova

-Asim Reshat Zajmi

-Artan Reshat Zajmi

-Lijana Reshat Hoxholli

-Shqipe Kosova

-Ermira Petrit Kosova

-Sokol Pertit Kosova

-Astrit Akif Përmeti

-Arjan Astrit Përmeti

-Aida Astrit Podgorica

-Ali Mustafa Kosova

-Isuf Fehmi Kazazi

-Kemal Sami Pashollari

-Ismiha Sami Pirgu

-Flutura Ramadan Llapaj

-Fatbardh Abdulla Kazazi

-Evelina Cara

-Irma Skënderi

-Diana Abdulla Kellezi

-Xhelal Shazivar Stermasi

-Saimir Shazivar Stermasi

-Adnan Shazivar Stermasi

-Fatri Shazivar Stermasi

-Vi&Vi shpk

25 pronarët e Sarajeve të Toptanëve

Dokumenti i kalimit të kompanisë Vi&Vi shpk në emër të Fatmir Imerajt

 Fatmir Imeraj i blen Arjan Ndocajt kompaninë ARVI