Autoriteti i Aviacionit Civil nëpërmjet një njoftimi për shtyp thekson se te gjithe Operatoret Ajror jane te pajisur me autorizim për operime ajrore në përputhje me ligjin.Ky autoritet përgënjeshtron disa media sipas të cilave pretendohet parregullsi nga ana e operatorëve që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë.

“Mbi deklaratat e disa mediave në lidhje me aktivitetin e operatorëve ajror kombëtar të regjistruar në Shqipëri. Në vijim të deklaratës së disa mediave mbi pretendimet për parregullsi të disa operatorëve ajror që operojnë në vendin tonë, 'ShegaAir' eshte e pajisur me licence dhe vepron të gjitha rregullave në fuqi me autorizim për operime ajrore nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar në përputhje me nenin 12, të Ligjit 10040, dt. 22.12.2008 “Kodi Ajror i R.SH” dhe ne përputhje me aktet nënligjore ne zbatim te tij.”shkruhet në njoftim

“ShegaAir" ka në pronësi të saj dy mjete fluturuese të tipit Augusta Eestland S.p.a, A 109-A II, dhe ËSK “PZL MIELEC” POLAND An-2 që po ashtu janë regjistruar në regjistrin e mjeteve fluturuese në vendin tonë, përkatësisht në datat 27.05.2015 dhe 21.01.2015 me kode identifikimi ZA-KEI dhe ZA-DEA. Gjithashtu, mjeti fluturues “i lehtë”, i tipit ZENAIR STOL CH-701 i klasifikuar si i tillë mbi bazën e rregulloreve evropiane, në pronësi të një shtetasi Shqiptar, është po ashtu regjistruar në regjistrin shqiptar të mjeteve fluturuese në datë 18.12.2013 dhe mban kod identifikimi ZA-EDE”

Në njoftim theksohet se të gjitha fluturimet e mjeteve brënda vendit janë kontrolluar dhe kryehen sipas të gjitha rregullave në fuqi.

“Theksojmë se të gjithë fluturimet e këtyre mjeteve, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë të kontrolluara dhe kryhen sipas të gjithë rregullave në fuqi. Të tre këto mjete janë të pajisura me “transponder”, pajisje kjo e detyrueshme për të gjithë mjetet e riregjistruara në regjistër shqiptar, që lejon ofruesin e shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” të dijë në çdo kohë vendndodhjen e mjetit. Autoriteti i Aviacionit Civil, nëpërmjet një politike të hapur zhvillimore për transportin ajror shqiptar, inkurajon biznese dhe individë vendas apo të huaj, të ndërmarrin iniciativa për regjistrimin e sa më shumë kompanive ajrore apo mjeteve fluturuese në Shqipëri”-përfundon njoftimin Autoriteti Ajror

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)