TIRANË - Autoriteti i Konkurencës ka nisur hetimin për nivelin e lartë të çmimit të karburanteve në vendin tonë.
Lindita Lati, kryetare e këtij institucioni shprehet se, në vend operojnë pak firma të karburanteve dhe kjo bën që ato të koordinojnë sjelljet, duke vendosur në mënyrë të njëjtë për nivelin e çmimeve.
I njëjti hetim për këtë çështje, shpjegon Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës, është realizuar edhe në vitin 2009, pas të cilit është dalë me disa rekomandime.
Autoriteti i Konkurrencës pritet së shpejti të dalë në përfundimet e këtij hetimi.
Për çmimin e lartë të karburanteve në tregun vendas ka reaguar edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, i cili shkroi një ditë më parë në rrjetin social "Facebook", se "mungesa e konkurencës në treg mban të larta, çmimet e karburanteve dhe jo taksat". /ATSH/
/Shqiptarja.com