Autoriteti Italian: Do vazhdojnë shpërthime vatrash të reja…ja me çfarë do të na surprizojë Covid

Autoriteti Italian: Do vazhdojnë shpërthime vatrash të reja…ja me çfarë do të na surprizojë Covid

“Ideja se mund të ketë një valë të dytë të infeksionit të koronavirusit nuk duket e largët. Ose më saktë, ekziston mundësia që epidemia të ketë shpërthime të tjera”, -  Kështu tha Walter Ricciardi, anëtarë ekzekutiv i OBSH-së dhe sot gjithashtu konsulent në Ministrinë e Shëndetësisë në Itali, gjatë një interviste me gazetën “La Repubblica”.

Vala e dytë? shpërthime vatrash të reja të vogla

Profesori Italian pastaj sqaroi se një valë e dytë duhet të shmanget absolutisht, edhe pse ai beson se do të jetë e vështirë të ketë një të tillë,  "mbase do të kemi shumë valë të vogla”.

“Nëse njerëzit vazhdojnë të sillen mire dhe nëse sistemet shëndetësore bëjnë detyrën, ne do të parandalojmë që valet e vogla të bëhen dallgë. Prandaj, ne duhet të vazhdojmë të ruajmë standardet e sigurisë, të tilla si përdorimi i maskave, distanca prej së paku një metri nga njerëzit e tjerë, higjena e duarve dhe vetëm kështu do të jemi në gjendje të shmangim një emergjencë të dytë nga koronavirusi”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë