Presidenti i Institutit Italian të Shëndetësisë në Itali, Silvio Brusaferro tha sot në Dhomën e Deputetëve se të dhënat e pandemisë nga koronavirusi tregojnë se “në vjeshtë, një patologji si Sars-cov-2 mund të jetë e pranishme” dhe se ajo “mund të ngatërrohet se simptomat e gripit”
Ai tha gjithashtu se “Virusi është ende i pranishëm dhe sjelljet individuale janë masat më efektive për të ulur qarkullimin e tij”.
“Shumë njerëz që kanë rënë në kontakt me koronavirusin, dhe për këtë arsye janë të të ndjeshëm ndaj tij, janë një rezervuar për Covid", - tha Brusaferro.
Ndërsa qeveria po vendos për lëvizshmërinë midis rajoneve në këto orë, tashmë është e sigurt që nga e mërkura e ardhshme, 3 qershor, kufijtë italianë do të rihapen për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian.
Për këtë arsye, "javën e ardhshme - shpjegoi Brusaferro - ne do përballemi me një sfidë që do të jetë edhe më e rëndësishme sepse lëvizshmëria midis rajoneve dhe gjithashtu ajo ndërkombëtare do të liberalizohet. Kjo do të kërkojë për të monitoruar dhe reaguar ndaj shpërthimeve".