Autoriteti italian: Ka vatra të reja infeksionesh, por ato nuk janë shpërthime Covid

Autoriteti italian: Ka vatra të reja infeksionesh, por ato nuk janë shpërthime Covid

Mjeku-Profesor Italian Alberto Zangrillo, i spitalit San Raffaele në Milano, është optimist për tashmen dhe të ardhmen e pandemisë nga koronavirusi. Ai thotë se në Itali tani janë shfaqur disa vatra të reja të vogla por që nuk janë vatra sëmundje…

" 4 muaj më parë, më 29 mars isha duke qarë pasi nuk dija se ku t'i fusja të sëmurët që vinin në spital. Sot është 29 qershor dhe të gjithë treguesit janë absolutisht të favorshëm." – tha Zangrillo

Sa për shpërthimet e reja në Itali, Zangrillo u shpreh se "ato nuk kanë asnjë kuptim për mua. Në Florida, në SHBA ka patur shumë raste shpërthimesh infeksioni, pra subjekte të infektuar por jo të sëmurë. Tani vdekshmëria ka shkuar nga 6.7% në 0.4%, të paktën po flas për Italinë”.

Profesori italian theksoi se “nuk mund të them se virusi ka ikur. Ai ekziston dhe nuk ka ndryshuar por në bashkëveprimin e tij me hostin, ngarkesa e tij virale ka rënë. Nuk mund të them që nuk do të kthehet brenda disa muajve, por të gjithë treguesit janë positive. Gjithsesi tani duhet të tregohemi të kujdesshëm duke ndjekur rregullat, përndryshe do të vdesim ne dhe jo Covid."

 Alberto Zangrillo tha se në këto 4-5 muaj kemi prodhuar një seri punimesh shkencore dhe prova mbi ilaçet, dhe ne e dimë se kush mund të na mbrojë.

“Ne duhet të pajisim veten me vetëdije. Ajo që ndodhi në fillim të epidemisë ishte disi e falshme sepse na kapi në befasi, por riprodhimi i së njëjtës situatë në muajt tetor-nëntor do të ishte e pafalshme"- përfundoi ai. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan