Autoriteti Palestinez: Nuk ka siguri në Lindjen e Mesme, të krijohet një shtet i ri

 Autoriteti Palestinez: Nuk ka siguri në Lindjen e Mesme, të krijohet një shtet i ri

Presidenti i Autoritetit Palestinez

1705657098_pale.PNG

Presidenti i Autoritetit Palestinez

Presidenti i Autoritetit Palestinez deklaroi se nuk do të ketë siguri apo stabilitet në Lindjen e Mesme pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

Ndërkohë kreu i qeverisë izraelite Benjamin Netanyahu tha dje se ideja e krijimit të një shteti palestinez do të  binte ndesh me sigurinë  e Izraelit.

“I gjithë rajoni është në prag të një shpërthimi vullkanik”, tha zëdhënësi i PA Nabil Abu Rudeineh, sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, duke shtuar se vërejtjet e Netanyahut tregojnë se qeveria izraelite është “e vendosur të shtyjë të gjithë rajonin në humnerë”.

Rudeineh pretendoi gjithashtu se SHBA-ja “mbart përgjegjësinë për përkeqësimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon për shkak të paragjykimeve dhe mbështetjes së verbër për pushtimin izraelit", raporton CNN.

Ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbrojtur prej kohësh një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez. Zyrtarët amerikanë thanë të enjten se nuk do të lejojnë refuzimin e dukshëm të një shteti palestinez nga ana e Netanyahut, që t’i ndalojë ata të shtyjnë çështjen me homologët e tyre izraelitë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamas: Rreth 25 mijë të vrarë dhe mbi 62 mijë të plagosur që nga 7 tetori! OKB: Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar! Shtëpia e Bardhë: Biden bisedoi me Netanyahun për Gazën


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje