TIRANE - Skandali që ka përfshirë Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar, për çështjen e mishit të kalit, i cili ndodhej në disa prej paketave me lazanjë së ngrirë, dyshohet edhe për në vendin tonë.
Në lidhje me këtë problem “Shqiptarja.com” ka pyetur te Autoriteti Kombëtar Ushqimor, nëse ky produkt ka hyrë në vendin tonë. Sipas ekspertëve të AKU-së, në Shqipëri nuk ka pasur raste, ku të jetë tregtuar mishi i kalit.
Në tej, nga Autoritet Kombëtar Ushqimorë thonë se, në vendin tonë eksportohet mish nga kompanitë, të cilat janë të certifikuara vetëm nga Bashkimi Evropian. “Kryesisht në vendin tonë eksportohet mish nga vendet latine, si Brazili dhe Argjentina, por edhe ai është i kontrolluar” thonë ekspertët. Ndërsa sipas Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar, për këtë rast ende nuk ka ankesa.
“ Nuk ka pasur ankesa për këtë rast, por ne jemi duke punuar në terren” thonë nga SHKSH. E ndërsa në vendin tonë nuk janë marrë ende masa, në Francë supermarketet kryesore Auchan, Casino, Carrefour, Cora, Monoprix dhe Picard i kanë tërhequr të gjitha lazanjet dhe ushqimet tjera që përmbajnë mish nga furnizuesi Findus dhe Spanghero.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 12 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com