Autorja e Harry Poter boton
librin e saj të parë për të rritu

Autorja e Harry Poter boton<br />librin e saj të parë për të rritu
Harry Potter është shitur me miliona kopje dhe u bë një nga librat që e bëri autoren një nga gratë më të pasura në botë. Tani J.K. Rowling ka shkruar librin e saj për të parë për rriturit.

Por a do të ketë mundësi të sjellë të njëjtën magji edhe për ata? Me romanin e saj të parë për të rriturit J.K. Rowling tregon dramat e mëdha dhe sekretet shtetërore të një mbretërie të re. Libri është aprovuar për botim në shkurt dhe në prill është publikuar botërisht edhe titulli “The Casual Vacancy”.

Botuesi ia ka rekomanduar autores që në muajin korrik të ribënte kopertinën, sepse nuk ishte një realizim i mirë estetik. Madje shumë nga kritikët e saj nuk e quajtën të drejtë lëvizjen e saj nga skena e librit për fëmijë drejt asaj për të rritur. Ata tregohen shumë skeptikë dhe i kanë dhënë shumë sugjerime për përmirësimin e këtij botimi.

Por Rowling është e bindur se do të ketë po aq fansa sa pati në librin për adoleshentët edhe me të rriturit, shkruan “The Guardian”, në një artikull special për botimin e librit “The Casual Vacancy”.



(dh.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga