Autostrada Durrës-Nish, Rama
e Vuçiç firmosin për ndërtimin

Autostrada Durrës-Nish, Rama<br />e Vuçiç firmosin për ndërtimin
Brenda dy javësh, kryeministri Edi Rama dhe ai i Serbisë Aleksander Vuçiç pritet të nënshkruajnë protokollin për ndërtimin e autostradës Durrës-Nish, e cila kalon nëpër Prishtinë.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministrja serbe e Infrastrukturës Zorana Mihajlovic. Ajo tha se projekti i autostradës Nish-Merdare - Prishtinë-Tiranë –Durrës do të kushtojë rreth 1 miliardë euro.

“Serbia dhe Shqipëria tash e 6 muaj janë duke punuar rreth kësaj dhe jemi duke i përgatitur projektet të cilat dy Kryeministrat do ti prezantojnë në Vjenë gjatë muajit gusht”, tha Mihajlovic.

Ajo ka theksuar se kjo autostradë do të jetë e rëndësishme sepse lidh rajonin, ndërsa nënvizoi rëndësinë për Serbinë e cila do të sigurojë dalje në det nëpërmjet Shqipërisë.

Realizimi i kësaj autostrade, e cila pritet të financohet nga Bashkimi Evropian, do të lidhë Prishtinën me Beogradin (autostrada Beograd-Nish është ekzistuese) dhe është vazhdim me autostradën Durrës-Prishtinë, duke lidhur kështu edhe Portin e Durrësit me Beogradin.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë