Autostrada Nish-Prishtinë,Vuçiç:
Urë komunikimi mes qytetarëve

Autostrada Nish-Prishtinë,Vuçiç:<br />Urë komunikimi mes qytetarëve
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç  ka inaguruar segmentin e parë të rrugës së autostradës Nish-Prishtinë, aksi i përuruar sot nga Vuçiç është segmenti nga Piroti deri në Dimitrovgrad.
 
Në inagurimin e këtij segmenti Presidenti i Serbisë,Vuçiç është shprehur se shteti serb i ka vënë qëllim vetes qe të përfundojë në vitet në vijim të gjithë projektet e infrastrukturës të cilat kanë nisu në mandatin e tij si president i vendit.
 
Pas inagurimit të këtij segmenti në Pirot në degën lindore të korridorit të dhjetë, Vuçiç ka shtuar se:
"Në ditët në vijim do të nënshkruajmë kontratën me  Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim dhe Bankën Evropiane të Investimeve, për të thithur investime të reja dhe për të përmirësuar jetën e banorëve me ndërtimin e segmenteve të reja, që do shkurtohen distanca të konsiderueshme dhe do lehtësojë lëvizjen e qytetarëve”.

Gjithashtu Presidenti Thaçi  ka cilësuar se ky segment do të ndihmojë qytetarët e Serbisë që jetojnë në Kosovë, por do jetë e leverdisshme dhe për shqiptarët e Kosovës.
 
Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre