Kina nis misionin më të gjatë në hapësirë. Ajo ka dërguar në orbitë anijen kozmike Shenzhou-11, e cila do të bashkohet me laboratorin Tiangong 2 me dy astronautë në bord.
Misioni do të zgjasë 30 ditë dhe do të kryhen eksperimente të ndryshme të cilat do të vlejnë për studimet e mëtejshme në mjekësi,biologji, fizikë.
Presidenti Xi Jinping ka përshëndetur fillimin e aksionit hapsinor. Pushtimi i hapsirës i drejtuar nga ushtria është konsideruar nga Kina një simbol i fuqisë së partisë komuniste.
Pekini ka investuar miliarda dollarë në programet hapsinore për të rimmarë nën kontroll vonesën e Europës dhe SHBA. Para një muaj u dha lajmi se moduli Tiangong do të hidhet për të zbuluar sa më shumë të reja rreth planetit.
Kinezët ëndërrojnë të dërgojnë njeriun e tyre në Hënë dhe të lëshojnë një sondë hapsinore në Mars rreth vitit 2020.
/Shqiptarja.com