GREQI- Një anije mallrash me flamur shqiptar dhe me tetë anëtarë në bord ka filluar të fusë ujë pasi u përplas me disa shkëmbinj në Lefkada.
Anija “Koravi” kishte në bordin e saj 1,900 ton hekur, të cilën e kishte ngarkuar në Amaliada Volos dhe ishte nisur për në Shqipëri.
Itinerari i përshkruar nga anija shqiptare
Siç edhe duket nga fotoja e cila përshkruan itinerarin që ka bërë anija shqiptare, tregon se "Koravi" kishte si destinacion portin e Shëngjinit që përdoret vetëm për mallra.
Nga mediat greke mësohet se tetë pjesëtaret e ekuipazhit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet shkaku i aksidentit.