Në Vlorë, ku prej 3 vitesh shtrohen tubat e rinj të ujësjellësit ka ndodhur një tjetër defekt duke lënë pjesën më të madhe të qytetit pa ujë të pijshëm.
Përmes njoftimit zyrtar, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve bën me dije se “pas konstatimit të një avarie të rëndë në zonën e Skelës, është i domosdoshëm stakimi i të gjitha stacioneve të pompimit gjatë orarit të pasdites, për të mundësuar ndërhyrjen dhe riparimin e defektit.
Si pasojë, zonat që furnizohen me ujë 24 orë do të kenë ndërprerje të furnizimit deri në zgjidhjen e problematikës.
Për shkak të stakimit të detyruar, mund të evidentohen anomali në furnizimin me ujë edhe në disa zona të tjera”.
Një defekt i ngjashëm u regjistrua më 17 nëntor, ndërsa më 9 nëntor qyteti u përball me situatë shqetësuese. Dhjetëra banorë shfaqen simptoma helmimi dhe u ankuan për ujin por analizat e ISHP-së nuk e konfirmuan ndotjen.
Investimi për rehabilitimin e ujësjellësit të Vlorës, me vlerë 16 milionë euro, ka nisur në 2023 dhe deri më tani janë realizuar me shume se 80% e punimeve.
Projekti parashikohet të përfundojë në 2027 dhe synon të përmirësojë furnizimin me ujë për 95 mijë banorë.
Avaria e rëndë e konstatuar në zonën e Skelës në Vlorë do të sjellë ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit. Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka njoftuar se, për të mundësuar riparimin e defektit, do të stakohen të gjitha stacionet e pompimit gjatë orarit të pasdites.
Sipas njoftimit, ndërprerje do të ketë edhe në zonat që furnizohen me ujë 24 orë, ndërsa probleme në furnizim mund të evidentohen edhe në zona të tjera për shkak të stakimit të detyruar.
Ujësjellësi Vlorë u kërkon mirëkuptim abonentëve, ndërsa bën me dije se po punohet për normalizimin e furnizimit me ujë në kohën më të shpejtë të mundshme.






Komente
Komento