TIRANE - Avenir Peka vëllai binjak i gazetarit Çim Peka i cili u aksidentua mbrëmë me makinë, thotë se përplasja fatale ku humbi jetën vajza e mikut të familjes Peka, Fluera Kola, është një ditë edhe më e vështirë se ajo kur djali i tij i vogël ndërroi jetë në një aksident pak javë më parë. Përmes një statusi në rrjetin social ish-zëvendsëministri i Brendshëm Avenir Peka thotë se shkaktar për aksidentin në aksin Tiranë-Elbasan janë njerëz të papërgjegjshëm, ashtu si në rastin e djalit të tij 11-vjeçar.
“Thonë kur të vjen e keqja, hapi derën! Sonte eshtë nata më e vështirë e jetës sime. Edhe më e vështirë se kur djali im 11-vjec vetëm pak javë më parë humbi jetën në aksident automobilistik nga njerëz të papërgjegjshëm. Sonte vëllai im binjak Cim Peka ra viktimë gjithashtu e njerëzve të papërgjegjshëm. Ai u plagos dhe vajza e mikut të familjes tonë Llesh Kola, Fleura Kola mbeti viktimë. Zoti na ndihmoftë”, shkruan ai.
Peka sqaron se Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit tonë në Romë, Llesh Kola, ishte mike e familjes. 29-vjeçarja udhëtonte me gazetarin Peka nga Elbasani drejt Tiranës, kur pranë Mulletit makina e gazetarit u përplas me një tjetër automjet. Cim Peka dhe dy personat në makinën tjetër u plagosën nga ky aksident, ndërsa Kola ndërroi jetë si pasojë e goditjes së fortë që mori në kokë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com