'Berisha legjenda e ballkonit’, Meta tregon pse po hipën majë maleve e sipër hekurave: Jam në formë fizike të niveleve të larta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp nuk ka kursyer akuzat ndaj qeverisë, ndërsa fokusin e vuri te çmimet e produkteve ushqimore.

“Çmimet për qumështin, djathin dhe vezën janë rritur me rreth 140%. Mishi 123%, buka 124%, vaji 122%. Është rritur edhe papunësia.”, tha Meta.

Një pyetje i është bërë edhe për udhëtimet e tij nëpër zona malore, e sidomos për videon e tij të fundit që bëri xhiron e rrjetit pasi shfaqej mbi një hekur dhe teksa përpiqej të mbajë ekuilibrin për të mos u rrëzuar uronte një të diel plot aventura.

"Asgjë nuk ka ndryshuar. Ju e dini që pata disa probleme shëndetësore që vinin si rezultat i moskujdesit për veten.  Ndonjëherë kujdesi i  tepruar për tjerët dhe moskudesi për veten të krijon probleme që të kujdesesh edhe më tepër për të tjerët. Dhe siç e shikoni forma fizike është e niveleve më të larta. Nga muaji prill rifillon ngjitja e majave më të larta të Shqipërisë që nuk i kam bërë deri tani. Mesazhi është se sporti duhet të jetë prioriteti ynë. Në këtë mënyrë duhet të edukojmë dhe të rinjtë, ti largojmë nga veset e kanabisi që shpërndahet nëpër shkolla. Sepse nuk ka pasuri më të mëdha për asnjë njeri sesa shëndeti. Një shoqëri që investon në sport investon shumë më pak në shëndetësi".

“Për sportin do vazhdojmë me intensitet të lartë, nëse doni të na bashkoheni duhet të bëni stërvitje e teste, sepse ne nisemi për të kapur majat dhe jo për të bërë piknik. Kur nisemi për të kapur majat shkojmë drejt majave. Pas majës së Korabit e Jezercës kemi për të shkuar në një tjetër majë. Do ti bëjmë të gjitha sepse në këtë mënyrë dhe frymëzohemi dhe ti edukojmë të rinjtë me sportin, duke njohur Shqipërinë bukuritë e saj e duan më shumë e mbrojnë më shumë dhe bashkohen që ti japin fund shpopullimit.”

I pyetur për Berishën që nga arresti i shtëpisë mban fjalime nga ballkoni, e quajti “legjenda e ballkonit”. Në konferencën me gazetarët Meta i cili e ka braktisur aleatin e tij duke mos marrë pjesë në protestat e Rithemelimit që bëhen poshtë ballkonit të Berishës, e ka justifikuar veten duke thënë se ''nuk e kanë ftuar”.

“Sali Berisha është legjenda e ballkonit. Jam 24 ore të rruga e shpresës dhe në solidaritet me legjendën e ballkonit kështu do ta quaj unë tani, sepse ai edhe nga ballkoni më frymëzon dhë bën hatanë duke denoncuar krimin dhe korrupsionin dhe kapjen e shtetit.

Ça të bëj që nuk më ka ftuar Noka që të shkoj atje po më ftoi mirë, por jam 24 orë në përkrahje në solidaritet ndaj një akti skandaloz të turpshëm që është ndërmarrë ndaj një politikani, për të cilin secili mund të ketë vërejtët e tij, edhe unë kam pasur mospajtime të thella, por ka luajtur një rol historik për pluralizimin politik në Shqipëri me guximin lidershipin e tij. Ka luajtur një rol historik për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka qenë i pari që e ka artikuluar, por edhe ka punuar, ka luajtur një rol në raportet me SHBA”, tha Meta.

B.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/03/2024 01:07

    /Rol historik/! Kur na qenka i tille, te qendroje ne /muzeun e politikes/ nuk kemi nevoje per fosile te gjalla ne aktivitet politik.

    Përgjigju
  • Lymi Tutit: 26/03/2024 16:50

    Ky ende nuk e ka kuptuar,qe "Truri llogaritet me shume se muskujt" !? Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Reci per burra ash or mete: 26/03/2024 16:43

    Akoma do me vjedh karduzi i mones , ska mbet gjo vetm te Shkosh ne Kay 8 je babushi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Finalja mes Spanjës dhe Anglisë, sipas jush kush e fiton Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj Trump, reagimet e liderëve botërorë: Sulmi i neveritshëm, skenat tronditëse

Atentati ndaj Trump, reagimet e liderëve botërorë: Sulmi i neveritshëm, skenat tronditëse