Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC), ka reaguar përmes një deklarate për mediat, duke e konsideruar shumë të rëndë ngjarjen që ndodhi pak ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” (TIA), ku u grabitën rreth 1 milionë euro. Serioziteti i kësaj ngjarje, thotë AAC, nuk duhet të lejojë askënd të bëjë deklarime të nxituara dhe të papërgjegjshme, duke iu referuar kështu deklaratave të koncesionarit të Rinasit, se faji për grabitjen i përket Policisë së Shtetit.
AAC, në bazë të kodit ajror dhe ligjit për autoritetin e aviacionit civil, është institucioni që rregullon dhe mbikëqyr gjithë veprimtarinë në fushën e transportit ajror civil në Republikën e Shqipërisë.
Duke ushtruar funksionet mbikëqyrëse dhe detyrat e përcaktuara në ligj, ACC sjell në vëmendje problemet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, duke iu referuar tre testimeve të datës 20 prill 2016, kur në brendësi të aeroportit u futën armë dhe tritol, ndërsa sistemi i sigurisë nuk i kapi. ACC sqaron se i ka vënë në dispozicion TIA-s raportin për problemet e sigurisë së aeroportit.
Për të gjitha këto shkelje të konstatuara sipas AAC, TIA ka kohë deri në 13 korrik për të korrigjuar problemet me sigurinë. Kjo për faktin se parashikohet që riparimi i problemeve të sigurisë duhet bërë brenda një afati 2 mujor nga koha kur iu dorëzua raporti me dështimin e sigurisë.
Edhe pse është një kohë relativisht e gjatë, për çështje kaq delikate që mund të cenojnë sigurinë kombëtare, ende mbetet për tu parë nëse brenda datës 13 korrik TIA do të rikuperojë me sigurinë në aeroport.
"Në datë 20 Prill 2016, AAC në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka kryer një testim të fshehtë të sigurisë në aeroport, në ushtrim të funksioneve të tij rregullatore/mbikqyrëse dhe jo operacionale. Në raportin e dërguar në dt. 13/05/2016 janë evidentuar dështimet në zbatimin e 3 masave të sigurisë nga Operatori TIA. Në të njëjtin raport, AAC ka rekomanduar veprimet detyruese për korrigjimin e gjetjeve. Në dt. 07/06/2016, Operatori TIA dërgoi Planin e Veprimeve Korrigjuese për mangësitë e identifikuara nga raporti i datës 20 Prill. Pas shqyrtimit të masave të propozuara, AAC më dt. 08/06/2016 kërkoi rivlerësimin e masave të propozuara, dhe është në pritje të Planit të rishikuar nga ana e TIAs. AAC do të presë rezultatin e hetimit nga organet kompetente, rezultati i të cilit, bashkë me rekomandimet e AAC do t’i dorëzohet edhe Organit Shtetëror të Autorizuar, përkatësisht MTI dhe MZHETTS, për ta vlerësuar atë kundrejt edhe detyrimeve të kontratës konçesionare, për pjesën që lidhet me zbatimin e masave të sigurisë së Aviacionit Civil të parashikuar në këtë kontratë. AAC po ndjek dinamikën e kësaj ngjarjeje dhe theksojmë se është detyrim ligjor për të respektuar konfidencialitetin sipas ligjit. AAC në përmbushje të detyrimeve ligjore do të vazhdojë aktivitetin mbikëqyrës ndaj operatorit të Aeroportit, për mbrojtjen e aviacionit civil nga aktet e ndërhyrjes së paligjshme dhe për të garantuar standardin më të lartë të sigurisë në këtë aeroport", thuhet në deklaratën e Autoritetit të Aviacionit Civil.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com