TIRANE - Pas anulimit të fluturimeve nga “Blue Panorama” si pasojë e një defekti teknik, Aviacioni Civil ka inspektuar kompaninë italiane ajrore për të vlerësuar nëse është në gjendje për të kryer fluturime të tjera ose jo.
Sipas inspektimit të Aviacionit Civil u dha autorizimi për fluturimet e tjera, pasi u konstatua riparimi i defektit të avionit.
Të hënën rreth 50 pasagjerë që kishin zgjedhur të udhëtonin drejt Firenzes me Blue Panorama përjetuan panik teksa avioni pësoi një dekft në motor gjatë fluturimit. Sipas dëshmisë së tyre, avioni bëri dy ulje të detyruara, derisa u vendos që udhëtimi të kryhej me një tjetër avion të kompanisë.
Blue Panorama sqaron avarinë: U ulëm në pistë për kontrolle teknike
Kompania italiane Blue Panorama ka sqaruar zyrtarisht avarinë me fluturimin BV 2243 nga Rinasi drejt Firenzes. Sipas kompanisë ajrore, avioni është ulur sërish në pistë pak pas nisjes nga aeroporti për kontrolle teknike. Sipas njoftimit të “Blue Panorama”, pas uljes së parë avioni nuk është ngritur më në fluturim por vetëm ka bërë rrotullime në pistë për të kuptuar se ku ishte shkaktuar defekti, dhe se pas këtij momente ka urdhëruar anulimin e të gjitha fluturimeve.
“Fluturimi BV 2243 i Blue Panorama Airlines, që operon fluturimet ana e kompanisë Avanti Air me tip avioni ATR 72-500, është ngritur nga Tirana për destinacionin e Firenzes, por u kthye në aeroport për kontrolle teknike , pa deklaruar asnjë emergjencë. Më pas avioni nuk ka bërë asnjë ngritje ose ulje vetëm është rrotulluar në pistë, për të vlerësuar mundësinë për të proceduar me zëvendësimin e një komponenti në origjinën e anomalisë. Pas kësaj ecje në pistë kompania ka urdhëruar anulimin e fluturimeve drejt destinacioneve të Firenze e Ancona, duke i ofruar pasagjerëve mbrojtje të rregullt në fluturimet alternative. Së fundi, dëshirojmë të shprehim keqardhjen më të thellë të kompanisë ajrore për shqetësimin e krijuar pasagjerëve dhe konfirmojmë se çfarë ndodhi ishte për shkak të rrethanave krejtësisht jashtë kontrollit të Blue Panorama Airlines”, - thuhet në njoftimin zyrtar të Blue Panorama.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com