TIRANE - Autoriteti i Aviacionit Civil ka deklaruar sot se ka zbatuar me rigorozitet, të gjitha detyrimet ligjore lidhur fluturimin e avionit "Piper" në Shqipëri, avionit të drejtuar nga italiani Giorgio Riformato dhe devijimet nga plani i miratuar i fluturimit, janë përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e e pilotit të avionit.

Aviacioni Civil ka publikuar një për një, hapat që ka ndjekur në dhënien e lejes së fluturimit e konkretisht:

Subjekti “My aerotaxi center” e "Fox Jet Airlines s.r.I" i regjistruar në Itali, ka kërkuar që në kthim nga Greqia të kalojë nëpër hapesiren ajrore te Republikes se Shqiperise, per t’u rikthyer perseri ne vendin e nisjes se pare,  Itali, ne daten 10 maj 2014. Kerkesa per numer “Clearance ” eshte paraprire nga nje kerkese tjeter e ketij subjekti per t’u njohur me rregullat qe zbatohen ne vendin tone per kete rast.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka dhene pergjigje ne rruge elektronike, sipas legjislacionit ne fuqi. Me pajisjen me numër "Clearance" 193, avioni i subjektit “My aerotaxi center”  i "Fox Jet Airlines s.r.I" ,i regjistruar ne shtetin Italian, me nr. regjistri I-GRMP dhe i çertifikuar nga Enti Nacional i Aviacionit Civil Italian, ka marre kontakt me "Tirana International Airport" dhe "Albcontrol sha" per te realizuar uljen ne kete aeroport. Me pas, nen udhezimin e ketyre enteve, “My aerotaxi center”eshte ngritur sipas planit te fluturimit per t’u kthyer ne Itali, ne bazen e nisjes.

Veprimet e metejshme te pilotit janë kryer ne kontakt te panderprere me "Albcontrol sha", i cili eshte pergjegjes per ofrimin e sigurte te sherbimeve te trafikut ajror ne Republiken e Shqiperise."

Aviacioni Civil ka theksuar se "devijimet nga plani i miratuar i fluturimit jane pergjegjesi e drejteperdrejt e e pilotit te avionit. Lidhur me faktin qe ky avion ka pesuar difekt ne rrugen e kthimit per ne Itali, sqarojme se hetimi i ngjarjes ne aspektin teknik kryhet nga Organi Kombetar i Investigimit te Incidenteve dhe Aksidenteve, institucion ne varesi te ministrit te linjes."
aviacioni civil me logo
aviacioni civil me logo

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)