Aviacioni turk shkatërron objektiva të PKK-së në veri të Irakut

 /ATSH-AA/ - Në një operacion ajror të ushtrisë turke janë shkatërruar ambientet strehimi dhe pika furnizimi, të dyshuara se përdoreshin nga anëtarët e organizatës terroriste separatiste të PKK-së në rajonet Zap, Avashin-Basyan, Hakurk dhe Kandil në veri të Irakut.
Në faqen e internetit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, lidhur me ngjarjet brenda vendit, thuhet se në një operacion ajror të ndërmarrë në rajonet Zap, Avashin-Basyan, Hakurk dhe Kandil, në veri të Irakut, janë shënjestruar dhe shkatërruar ambiente strehimi dhe pika furnizimi të dyshuara se përdoreshin nga anëtarët e organizatës terroriste seperatiste PKK.
Në operacionin e ndërmarrë gjatë orës 23:00 dhe 02:00 të ditës së djeshme, morën pjesë 12 avionë luftarakë F-16 dhe 10 avionë lufatarkë F-4 2020. Ata shkatërruan plotësisht 23 objektiva.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai