Vepra imiton aeroplanët prej letre, të cilat i bëjnë shpesh fëmijët. Është 11.5 m e gjatë, thuajse sa gjatësia reale e një Avioni Mig që dikur gjendej shpesh në ish Fushën e Aviacionit në kohën e luftës pa paqe.
"Është si një fletë letre që pas disa kohësh mendohet të mbajë mbi shpinë pjesëza letërsie për fëmijë, nga filmat e animuar të para viteve 90-të, personazhe fëmijësh, letërsi etj… Vendosja e kësaj vepre arti në park, e kthen zonën e Ish Fushës së Aviacionit, në një vend ku të rinjtë kanë dëshirë të promovojnë atje librat e tyre, artin, teatrin etj…” thotë autori i projektit Elian Tanini.
[gallery]24307[/gallery]
I pranishëm në promovim ishte edhe kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj.
Kjo vepër është dhuratë për qytetin e Tiranës ku në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe me donatorët përkatës, ky origram i zmadhuar kthehet në një vepër kulti, e cila i kushtohet lojës së fëmijëve, bashkë me ta edhe memories së qytetit.
Tanini thotë se “Vepra është dhuratë për qytetin e Tiranës nga familja e pilotit dëshmor, Bego Hoxha (1943 - 1974) si shenjë e kujtesës kolektive dhe shpirtërore.
E mbështetur nga Bashkia e Tiranës, Kontakt Shpk dhe UTS 01, vepra iu kushtohet atyre që i nisën fluturimet në tokë e u përjetësuan me qiellin. Ajo është edhe një dedikim i veçantë për fëmijët që nuk do të rreshtin kurrë së ëndërruari me aeroplanë prej letre...”
Është një vepër arti në park, e cila i jep Tiranës por edhe kesaj zone një pasuri kulturore por edhe estetike. Shtim në kujtesën urbane një pikë të re referimi: Takohemi tek Raketa, tek Avioni. Vendosja e kësaj vepre parku synon kthimin e hapësirës ku është vendosur vepra me më shumë hapësira natyrale, me bar dhe me dhe.

VIDEO











