Avionë ushtarakë kinezë mbi qiellin e Tajvanit për 4 ditë! Tension 'në ajër', më i rrezikshmi i 40 viteve të fundit

Avionë ushtarakë kinezë mbi qiellin e Tajvanit për 4 ditë! Tension 'në ajër', më i rrezikshmi i 40 viteve të fundit

Avion kinez

TAJVAN- Tensionet ushtarake mes Kinës dhe Tajvanit janë më të rrezikshmet e 40 viteve të fundit, pasi një numër i madh avionësh kinezë kanë fluturuar për 4 ditë rrashtë mbi qiellin e zonës së mbrojtur ajrore në Tajvan.

Ministri i Mbrojtjes së Tajvanit, Chiu Kuo-cheng u shpreh se Kina është në gjendje të pushtojë plotësisht ishullin deri në vitin 2025, por nuk mund të fillojë luftën lehtësisht.

Kohët e fundit një numër aleatësh perëndimore të Tajvanit kanë shprehur shqetësimin për shfaqjen e fuqisë ushtarake të Kinës.

Çfarë ka ndodhur mes Tajvanit dhe Kinës?

Taivani u shkëput nga Kina pas luftës civile të vitit 1949, por Pekini ende e konsideron këtë vend si një provincë separatiste, e cila një ditë do të ribashkohet me Kinën. Përpjekjet e Pekinit për të rimarrë kontrollin e Taivanit vështirësuan lidhjet në shumicën e fushave të bashkëpunimit deri në vitin 2008, kur presidenti i Taivanit, Ma Ying-jeou, la mënjanë çështjet politike për të vendosur besimin mes dy vendeve nëpërmjet marrëveshjeve tregtare dhe të investimit. Të dyja palët kanë arritur 19 marrëveshje të tilla gjatë mandatit të zotit Ma.

Një marrëveshje e vitit 2008 për të lejuar kinezët të vizitojnë Taivanin ka ndihmuar sektorin e shërbimeve të vendit ishull. Më shumë se 2 milion turistë nga Kina shkuan në Taivan vitin e kaluar. Taivani do të rrisë kuotat e këtij viti për udhëtarët e pavarur kinezë nga 3,000 në 4,000 në ditë. Tregtia dypalëshe pas një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik e nënshkruar në vitin 2010 e kaloi shumën e 100 miliardë dollarëve po atë vit. Taivani ka pakësuar gjithashtu pengesat për investimet nga Kina.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:23
Tensionet ushtarake mes Kinës dhe Tajvanit, Biden: Diskutuam me presidentin kinezë, do t’i përmbahemi marrëveshjes

Teksa tensionet ushtarake mes kinës dhe tajvanit vazhdojnë, presidenti i SHBA, Joe Biden është shprehur se ka diskutuar me presdientin kinez Xi Jinping dhe tanë dakord se duhet të vazhdojë të zbatimi i “marrëveshjes së Tajvanit”.

" Unë kam folur me Xi. Ne jemi dakord, do t'i përmbahemi marrëveshjes së Tajvanit. Nuk duhet të bëjë asgjë më tepër përveç se ti përmbahen asaj.”, tha Biden.

Sidoqoftë, kjo marrëveshje nuk nënkupton se marëdhënies mes SHBA dhe Tajvanit do të ndryshojnë.. Në këtë pikë duhet të kujtojmë që SHBA, ende nuk e ka njohur tajvanin si një shtet të pavarur dhe sovran

Çfarë është ‘marrëveshja e Tajvanit’?

Marrëveshja historike, e ngjashme me një marrëveshje të tregtisë së lirë, është pakti më i rëndësishëm i nënshkruar nga Kina dhe Tajvani, në vitin 2008.

Marrëveshja redukton dhe më vonë eliminon tarifat për më shumë se 500 produkte tajvaneze që eksportohen në Kinë. Qeveria dhe shumica e tajvanezëve presin që marrëveshja t'i japë një shtysë ekonomisë së vendit, e cila varet në masë të madhe nga eskportet në Kinë.

Besohet në masë se kjo është edhe marrëveshja më e rëndësishme mes Tajvanit dhe Kinës që kur vendet u ndanë në fund të luftës civile në 1949. Marrëveshja u aprovua nga parlamenti tajvanez në muajin qershor, megjithë protestat nga qindra mijëra njerëz si edhe një përplasje e shëmtuar mes deputetëve të partisë në pushtet edhe atyre të partive të opozitës.

Analistët besojnë se kjo tendencë mund të ndihmojë edhe në reduktimin e tensioneve mes të dyja palëve, të cilat nuk kanë nënshkruar ende një traktat paqeje.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Dhjetor, 08:38

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?



×

Lajmi i fundit

Media: Xhihadistët në Siri marrin nën kontroll bazën raketore ruse

Media: Xhihadistët në Siri marrin nën kontroll bazën raketore ruse