Sot u sollën 192 mijë doza, Rama: Siguruam 1 mln vaksina kineze anti-COVID, në bisedime për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinave në Shqipëri

TIRANË- Shqipëria ka siguruar 1 milionë vaksina kineze anti-COVID. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrit Edi Rama, i cili sot mbërriti nga Turqia, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë turke për të marrë doza të vaksinës kineze. Rama tha se sot mbërrijnë 192 mijë doza, teksa  zbuloi se objektivi është 500 mijë shqiptarë të vaksinuar brenda qershorit

"Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza brenda 60 ditësh.  Sjellim sot në Tiranë 192 mijë. Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t'ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t'ia dalim", shkruan Rama. 

Vaksina kineze po përdoret gjerësisht në Kinë edhe në disa vende të Europës, ndërsa agjencia europiane e barnave po kryen studime për të miratuar përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V.  Ndërkohë që më herët, Shqipëria ka siguruar rreth 90 mijë vaksina Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V. Nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi masiv për të moshuarit.

Procesi i vaksinimit anti-COVID vijon që prej 11 janarit,  në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së djeshme janë kryer 2,302 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
Grumbullimet në fushatë në shkelje të ligjit? Rama: 10 persona këtu dhe 10 matanë lejohen

1616684887_Screenshot4.jpg

Shqetësimeve për shkelje të ligjit në fushatë elektorale me grumbullime mbi 10 persona Rama i dha një përgjigje.

"Grumbullimi sipas ligjit është i kufizuar por nëse  sipas ligjit është i kufizuar, por nëse këtu jeni 10, dhe 20 metra më tutje janë të 10, kjo nuk përbën shkelje ligji", tha Rama.

Ora 16:19
Fabrika e vaksinave, Rama: Do na duhet pasi sipas të gjitha gjasave vaksinën anti COVID do të na duhet ta bëjmë  çdo vit si atë  të gripit

1616685077_rama.jpg

I pyetur për lajmin që dha sot për një fabrikë prodhimi vaksinash në Shqipëri, Rama tha se do na duhet pasi është e mundur që vaksinën COVID do na duhet ta bëjmë çdo vit.

"Në të gjithë këtë proces fiton shëndetësia jonë, fitojmë të gjithë bashkë. Na duhet fabrika sepse sipas të gjitha gjasave vaksina COVID do të na duhet ta bëjmë  çdo vit si vaksina  e gripit", tha ai.

Ora 16:19
Rama: Sigurimi i 1 mln vaksinave në ditën që çelet fushata, koincidencë

1616684992_Screenshot6.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë me doje se sigurimi i 1 mln vaksinave anti COVID në ditën që fillon zyrtarisht fushata është një koincidencë.

"Nëse do ishte e mundur që të merreshin një ditë më parë, 20 ditë më parë, sigurisht nuk prisja që të ndodhte ky përkim, pastaj se ca do të thotë kjo, këto janë biseda lidhur me koincidencë kur bëhet kur s'ke gjë tjetër për të bërë", tha Rama, ndërkohë që tha se arsyeja që ndikoi për të ndryshuar mendim për vaksinat kineze ishte dinamika e ngjarjes.

"Dinamika na bëri të ndryshojmë vendim", tha Rama.

Ora 16:13
Rama: Do të nisë vaksinimi anti-COVID intensiv i të moshuarve mbi 60 vjeç

1616685077_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të nisë vaksinimi anti-COVID intensiv i të moshuarve mbi 60 vjeç sapo vaksinat të shpërndahet.

"E fundit që kam, së bashku me Ogertën kemi diskutiuar dhe kemi marrë masat që procesi i vaksinimit të fillojë menjëherë sapo vaksinat të shpërndahen në të gjithë territorin dhe të krijojmë një orar të posaçëm vaksinimi deri në mesnatë, madhe edhe me tre turne, ajo që do të bëhet është se Ministria do të japë leje për të gjithë të moshuarit që do të jenë në regjistrat e vaksinimit nga moshat më të larta dhe pastaj duke shkuar poshtë që të kemi të vaksinuar të gjithë shqiptarët mbi 60 vjec është pjesë e ambicies sonë, objektivat vendosen pa marrë parasysh se çfarë mund të ndodh e paparashikueshme", tha Rama.

Ora 16:10
Rama: Jemi gati që të vaksinojmë që nesër të gjithë mjekët e Kosovës

1616684992_Screenshot6.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria do të marrë përsipër edhe vaksinimin e të gjithë mjekëve t Kosovës, që nesër.

"500 mijë për të parë më tutje dinamikat se është një proces dinamik dhe kemi ecur në mënyrë strategjike për të ecur në një ekulibër të plotë me planin dhe kategoritë. Në këtë pasqyrë gjendemi në një pozicion fantastik për të realizuar objektivin më të afërt që është të lehtësojmë sezonin tonë turistik dhe kemi vendosur qershorin si një afat maksimal, por kemi marrë masat që të realizojmë vaksinimin masiv. Të përmbyllim as më shumë e as më pak me shumicën e vendeve të BE-së. Dua të shtoj se  që nesër e marrim përsipër vaksinimin e bluzave të  bardha të Kosovë, dhe nëse duan që të vijnë më shumë mjekë në Kosovë mund të bëhet në një kohë shumë të shpejtë", tha Rama.

Ora 16:07
Rama jep shifra: 2.6 milionë vaksina anti COVID të siguruara deri më tani

Kryeministri Rama ka bërë me dije se Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani 2 640 000 vaksina deri më tani.

"Brenda 60 ditë por me një kalendar më të shpejtë sesa 60 ditë ne do të kemi 1.2 milionë doza plus, gjë që na mundëson shtrirjen e vaksinimit të në të gjithë territorin. Objektivi ynë është që deri në fund të muajit qershor, ajo që duam është brenda majit, është që të kemi vaksinuar gjysmë milioni shqiptarësh. Sot që flasim kemi aktualisht 282 mijë vaksina në Shqipëri. Ndërkohë që presim që këtyre vaksinave tu shtohen edhe 70 mijë Pfizer, 80 mijë AstraZeneca dhe po kështu 25 mijë të tjera Sputnik, që duke i bashkuar me 106 mijë vaksinat që janë në proces me BE-në bëjnë në total 871 mijë vaksina", tha Rama.

Ora 15:59
Rama: Jemi në bisedime për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave anti-COVID (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është në bisedime e sipër për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinës anti-COVID.

"Një kohësisht kemi nisur edhe bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinav, një fabrikë të teknologjisë së lartë që është një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë që bën edhe distrucionin Sonovax. Një fabrikë prodhuese e cila do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë dhe do të jetë një pikë shumë e rëndësishme referimi për prodhime të cilësisë më të lartë", tha Rama.

Ora 15:49
Rama: Objektivi, 500 mijë shqiptarë të vaksinuar brenda qershorit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se objektivi është që 500 mijë qytetarë të jenë vaksinuar brenda qershorit.  

"O ia dalim, o ia dalim.Mos dyshoni kurrë që do t’ia dalim

Aeroporti Nënë Tereza - Arrinë në Tiranë 192.000 dozat e para "Sinovac", për të vazhduar menjëherë dhe pa u ndalur me vaksinimin masiv.

Objektivi: 1/2 milionë qytetarë të vaksinuar brenda qershori", shkruan Rama.

Ora 15:23
Mbërrin nga Turqia avioni ku ndodhen 192 mijë doza të vaksinës kineze anti-COVID (VIDEO)

Mbërrin nga Turqia avioni në të cilën ndodhen vaksinat kineze anti-COVID. 192 mijë doza kanë mbërritur sot, e ndërsa kryeministri Edi Rama tha se janë siguruar në total 1 mln doza.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/03/2021 01:52

    Ide shume e mire qe te kemi fabrike per prodhimin e vaksines se Covidit dhe do ishte mire te prodhohen dhe vaksina per semundje te tjera.Ne dikur i prodhonim vete vaksinat dhe nje pjese te mire te barnave,kishim Profarmen.Nuk e di nese funksionon akoma,apo dhe ajo u nxorr jashte perdorimit e u shit per skrap si cdo gje tjeter shteterore pas 90'?

    Përgjigju
  • Tralala: 25/03/2021 18:40

    Nuk dua vaksina na jep ndonj lajm kur do arrestohet sali berisha ai zagar qe dogji shqiperin te gjith ..sali berisha kanceri shqiperise..!

    Përgjigju
  • Evallah: 25/03/2021 18:24

    Te rroje Sulltani se po qe per kete tonin...

    Përgjigju
  • Vlora: 25/03/2021 18:13

    Bravo Edi Rama je shume punëtor dhe i zoti ,jemi me fat qe kemi ty.

    Përgjigju
  • Shkelqim: 25/03/2021 17:46

    A mund qe pala tjeter ta bej kete qe ben kryeministri , kurre . A mund ta nderpresim kete rruge ? Kurre

    Përgjigju
  • Free: 25/03/2021 17:38

    Bravo i qofte se te ishte daullet e Berishianeve ky popull do mbaronte me kte rast. Kini parasysh se futja e antitrupave artificial dobson sistemin imunitar qe aktualisht njeh shume viruse tip corona dhe te ngjashem. Dobsimi i sistemit do sjelli probleme te tjera afat gjate ose na ben skllever te vaksinave. Gjithsesi duhet zgjedhur e keqja me e vogel ne kte kazan.

    Përgjigju
  • Latif: 25/03/2021 17:30

    Sille fabriken dhe jepja Gjergj Luces.

    Përgjigju
  • Ben: 25/03/2021 17:03

    GJIGNDI Edi Rama!

    Përgjigju
  • Kistra: 25/03/2021 16:40

    Meriton lavderime, te lumte!

    Përgjigju
  • Duartrokitje: 25/03/2021 16:36

    Rama,meriton Standing Ovation!jepini Çezarit atë që meriton!

    Përgjigju
    • Goni: 25/03/2021 17:47

      O sufllaqe jo “Çezarit” por “Skënderbeut”. DIELLI PËR SHQIPËRINË LIND NË PERËNDIM

    • Artan: 25/03/2021 17:35

      Shume e drejte, ama mund te analizojme dhe kohen e humbur deri tani ? se mesa di une si ambasada kineze ashtu dhe ajo ruse jane ofruar me pare per te na dhene keto vaksina. Kushtet nuk i di, por ama na jane ofruar te pakten nje muaj me pare. E fundit, mire qe eshte erdogani (qe nje dite e shajme e nje tjeter e lavderojme) se perndryshe shqiperia do te ishte ne pike te hallit.

  • Turi: 25/03/2021 16:21

    Kur do te vijne ato vaksinat apo deri ne 2030 ?

    Përgjigju
  • Okok: 25/03/2021 16:06

    Bravo Rama, je përkushtuar fort për këtë punë. Të lumtë

    Përgjigju
  • liri: 25/03/2021 16:00

    Hapi sytē o popull pĕr tē votosh

    Përgjigju
    • Tirona: 25/03/2021 16:44

      Populli i ka te hapur syte per ke do votoje, por ekziston mundesia qe votat e hedhura per PS dhe kandidatet e saj te dalin te pavlefshme dhe KQZ me ne krye Kunatin e Gerdecit tja japin fitoren PD. Nuk eshte rastesi qe KQZ i ka dhene te drejten e shtypjes se fleteve te votimit nje Kompanie Hollandeze e cila kjo Kompani me teknollogjine e avancuar mund te beje qe tek zona e fletes ku eshte PS dhe kandidatet e saj te vendosi solucion per ta zhdukur mbas disa minuta shejnen e votimit qe eshte e nevizuar per PS dhe kandidatit te saj keshtu qe vota del e pavlefshme. PS nuk duhet te lejoje qe Kompania Hollandeze ti shtypi letrat e votimit sepse eshte perzgjedhur nga Kunati i Gerdecit pa gare si dhe me kryesorja kjo Kompani ka konflikt interesi sepse Bashkeshortja dhe femijet e Liderit te PD qe kerkon te behet Kryeminister ka Shtetesine Hollandeze. PS duhet te beje kujdes se do ja marin pushtetin sepse Ata qe nuk duan reformen e Drejtesise kane filluar te financojne me parate e tyre te pista dhe shume nga keto para mund te shkojne tek kjo Kompani Holandeze.

  • Leka: 25/03/2021 15:17

    Bravo

    Përgjigju
    • KB vlore: 25/03/2021 16:46

      Rama eshte gjeni, shpitmadh, punetor i jashtzakonshem dhe i vetmi qe do transformije kete vend. Faleminderit qe mendon si prindi per femijen per kete popull

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh