TIRANË- Shqipëria ka siguruar 1 milionë vaksina kineze anti-COVID. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrit Edi Rama, i cili sot mbërriti nga Turqia, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë turke për të marrë doza të vaksinës kineze. Rama tha se sot mbërrijnë 192 mijë doza, teksa  zbuloi se objektivi është 500 mijë shqiptarë të vaksinuar brenda qershorit

"Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza brenda 60 ditësh.  Sjellim sot në Tiranë 192 mijë. Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t'ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t'ia dalim", shkruan Rama. 

Vaksina kineze po përdoret gjerësisht në Kinë edhe në disa vende të Europës, ndërsa agjencia europiane e barnave po kryen studime për të miratuar përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V.  Ndërkohë që më herët, Shqipëria ka siguruar rreth 90 mijë vaksina Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V. Nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi masiv për të moshuarit.

Procesi i vaksinimit anti-COVID vijon që prej 11 janarit,  në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së djeshme janë kryer 2,302 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
Grumbullimet në fushatë në shkelje të ligjit? Rama: 10 persona këtu dhe 10 matanë lejohen

1616684887_Screenshot4.jpg

Shqetësimeve për shkelje të ligjit në fushatë elektorale me grumbullime mbi 10 persona Rama i dha një përgjigje.

"Grumbullimi sipas ligjit është i kufizuar por nëse  sipas ligjit është i kufizuar, por nëse këtu jeni 10, dhe 20 metra më tutje janë të 10, kjo nuk përbën shkelje ligji", tha Rama.

Ora 16:19
Fabrika e vaksinave, Rama: Do na duhet pasi sipas të gjitha gjasave vaksinën anti COVID do të na duhet ta bëjmë  çdo vit si atë  të gripit

1616685077_rama.jpg

I pyetur për lajmin që dha sot për një fabrikë prodhimi vaksinash në Shqipëri, Rama tha se do na duhet pasi është e mundur që vaksinën COVID do na duhet ta bëjmë çdo vit.

"Në të gjithë këtë proces fiton shëndetësia jonë, fitojmë të gjithë bashkë. Na duhet fabrika sepse sipas të gjitha gjasave vaksina COVID do të na duhet ta bëjmë  çdo vit si vaksina  e gripit", tha ai.

Ora 16:19
Rama: Sigurimi i 1 mln vaksinave në ditën që çelet fushata, koincidencë

1616684992_Screenshot6.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë me doje se sigurimi i 1 mln vaksinave anti COVID në ditën që fillon zyrtarisht fushata është një koincidencë.

"Nëse do ishte e mundur që të merreshin një ditë më parë, 20 ditë më parë, sigurisht nuk prisja që të ndodhte ky përkim, pastaj se ca do të thotë kjo, këto janë biseda lidhur me koincidencë kur bëhet kur s'ke gjë tjetër për të bërë", tha Rama, ndërkohë që tha se arsyeja që ndikoi për të ndryshuar mendim për vaksinat kineze ishte dinamika e ngjarjes.

"Dinamika na bëri të ndryshojmë vendim", tha Rama.

Ora 16:13
Rama: Do të nisë vaksinimi anti-COVID intensiv i të moshuarve mbi 60 vjeç

1616685077_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të nisë vaksinimi anti-COVID intensiv i të moshuarve mbi 60 vjeç sapo vaksinat të shpërndahet.

"E fundit që kam, së bashku me Ogertën kemi diskutiuar dhe kemi marrë masat që procesi i vaksinimit të fillojë menjëherë sapo vaksinat të shpërndahen në të gjithë territorin dhe të krijojmë një orar të posaçëm vaksinimi deri në mesnatë, madhe edhe me tre turne, ajo që do të bëhet është se Ministria do të japë leje për të gjithë të moshuarit që do të jenë në regjistrat e vaksinimit nga moshat më të larta dhe pastaj duke shkuar poshtë që të kemi të vaksinuar të gjithë shqiptarët mbi 60 vjec është pjesë e ambicies sonë, objektivat vendosen pa marrë parasysh se çfarë mund të ndodh e paparashikueshme", tha Rama.

Ora 16:10
Rama: Jemi gati që të vaksinojmë që nesër të gjithë mjekët e Kosovës

1616684992_Screenshot6.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria do të marrë përsipër edhe vaksinimin e të gjithë mjekëve t Kosovës, që nesër.

"500 mijë për të parë më tutje dinamikat se është një proces dinamik dhe kemi ecur në mënyrë strategjike për të ecur në një ekulibër të plotë me planin dhe kategoritë. Në këtë pasqyrë gjendemi në një pozicion fantastik për të realizuar objektivin më të afërt që është të lehtësojmë sezonin tonë turistik dhe kemi vendosur qershorin si një afat maksimal, por kemi marrë masat që të realizojmë vaksinimin masiv. Të përmbyllim as më shumë e as më pak me shumicën e vendeve të BE-së. Dua të shtoj se  që nesër e marrim përsipër vaksinimin e bluzave të  bardha të Kosovë, dhe nëse duan që të vijnë më shumë mjekë në Kosovë mund të bëhet në një kohë shumë të shpejtë", tha Rama.

Ora 16:07
Rama jep shifra: 2.6 milionë vaksina anti COVID të siguruara deri më tani

Kryeministri Rama ka bërë me dije se Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani 2 640 000 vaksina deri më tani.

"Brenda 60 ditë por me një kalendar më të shpejtë sesa 60 ditë ne do të kemi 1.2 milionë doza plus, gjë që na mundëson shtrirjen e vaksinimit të në të gjithë territorin. Objektivi ynë është që deri në fund të muajit qershor, ajo që duam është brenda majit, është që të kemi vaksinuar gjysmë milioni shqiptarësh. Sot që flasim kemi aktualisht 282 mijë vaksina në Shqipëri. Ndërkohë që presim që këtyre vaksinave tu shtohen edhe 70 mijë Pfizer, 80 mijë AstraZeneca dhe po kështu 25 mijë të tjera Sputnik, që duke i bashkuar me 106 mijë vaksinat që janë në proces me BE-në bëjnë në total 871 mijë vaksina", tha Rama.

Ora 15:59
Rama: Jemi në bisedime për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave anti-COVID (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është në bisedime e sipër për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinës anti-COVID.

"Një kohësisht kemi nisur edhe bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinav, një fabrikë të teknologjisë së lartë që është një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë që bën edhe distrucionin Sonovax. Një fabrikë prodhuese e cila do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë dhe do të jetë një pikë shumë e rëndësishme referimi për prodhime të cilësisë më të lartë", tha Rama.

Ora 15:49
Rama: Objektivi, 500 mijë shqiptarë të vaksinuar brenda qershorit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se objektivi është që 500 mijë qytetarë të jenë vaksinuar brenda qershorit.  

"O ia dalim, o ia dalim.Mos dyshoni kurrë që do t’ia dalim

Aeroporti Nënë Tereza - Arrinë në Tiranë 192.000 dozat e para "Sinovac", për të vazhduar menjëherë dhe pa u ndalur me vaksinimin masiv.

Objektivi: 1/2 milionë qytetarë të vaksinuar brenda qershori", shkruan Rama.

Ora 15:23
Mbërrin nga Turqia avioni ku ndodhen 192 mijë doza të vaksinës kineze anti-COVID (VIDEO)

Mbërrin nga Turqia avioni në të cilën ndodhen vaksinat kineze anti-COVID. 192 mijë doza kanë mbërritur sot, e ndërsa kryeministri Edi Rama tha se janë siguruar në total 1 mln doza.