"Avioni", Bajrami 3 herë në Shqipëri
në kohë 'rekord', në Prill bleu drogën

në kohë 'rekord', në Prill bleu drogën">
TIRANE- Saimir Bajrami (Bega) njeriu që u kap në Divjakë së bashku me pilotin italian Giorgio Riformato në tentativë për të trafikuar drogën, ka vizituar Shqipërinë tre herë me radhë, brenda një kohe fare të shkurtër. Nga verifikimet në sistemin TIMS, ka rezultuar se shtetasi Shqiptar ka hyrë në Shqipëri dy herë në mujain prill dhe një herë në muajin maj, veprime këto që tregojnë mbërritjen e tij dhe interesimin për blerjen e drogës. Bajrami ka zgjedhur linjën e udhëtimit nga Sllovenia, nga aeroporti i Ljubjanës dhe hyrjet janë në datat 11, 14 prill dhe 7 maj.

Tashmë Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka marrë në dorë hetimin, shprehet se lënda narkotike prej mbi 400 kg marihuanë është siguruar nga Bajrami, në muajin prill, periudhë kjo kur ai ka hyrë në Shqipëri plot dy herë. Siç duket kjo kohë ka mjaftuar që Bajrami së bashku me bashkëpuntorët e tjerë në Shqipëri të organizojnë trafikun me avion të lëndës narkotike. Për pasojë është dashur vetëm ardhja e avionit së bashku me pilotin italian Giorgio Riformato, për transportimin e lëndës narkotike drejt Italisë.

Ekspertiza
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për akt-ekspertimi dy pajisjet e komunikimit të sekuestruara pilotit Riformato, përkatësisht një telefon dhe një IPAD. Në pritje të përgjigjes së akt-ekspertimit, burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë se do të vendoset dhe për procesin e pyetjeve që do të bëhen ndaj pilotit, pasi ky i fundit deri në këto momente mban qëndrim mohues për akuzën si dhe deklaron se nuk e njeh shqiptarin Saimir Bajrami, i cili ka deklaruar se rreth 460 kilogramë drogë do ja jepte pilotit për ta transportuar me avion drejt Italisë.

Po të njëjta burime thanë se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzën ndaj pilotit italian, si pamje filmike dhe dëshmi por si provë kryesore pritet të përdoren kontaktet telefonike, mesazhet dhe e-mailet që ai ka shkëmbyer me Bajramin, por dhe persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës nga ajri me avion. Riformato u arrestua më 10 maj në plazhin e Divjakës pas rrëzimit të avionit të tij tip Piper, ku veç pilotit u arrestua dhe Saimir Bajrami, i kapur me 460 kilogramë drogë në makinë, në pyllin e Divjakës. Ai ka pranuar akuzën si dhe ka dhënë detaje në lidhje me trafikun e drogës.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër