Avioni, droga do hidhej nga ajri në
Lecce pa u ulur, u ble në Krujë
Trafiku i kanabis sativa me avion ishte planikuar prej 3-4 muajsh dhe do të vihej në jetë të shtunën 10 maj, nëse rrota e avionit të mos ishte thyer. Detajet janë dhënë nga i arrestuari, Sajmir Bajrami duke folur për policinë.
TIRANE- Trafiku i kanabis sativa me avion ishte planikuar prej 3-4 muajsh dhe do të vihej në jetë të shtunën 10 maj, nëse rrota e avionit të mos ishte thyer. Detajet janë dhënë nga i arrestuari, Sajmir Bajrami duke folur për policinë. 35-vjeçari nga Durrësi, por me origjinë nga Kruja, ka treguar se do udhëtonin dy persona me avion dhe me të mbërritur në Itali, lëndën narkotike do e hidhin nga ajri, pa e ulur avionin fare. Për këtë qëllim ishte përcaktuar edhe një vend në zonën e Pescar-ës, ku do e prisnin shpërndarësit. Sipas tij, kjo gjë do të bëhej me qëllim që kur avioni të ulej në pistë të mos kishte asnjë shenjë të lëndëve narkotike. Bajramaj ka treguar se, piloti kishte bërë marrëveshje edhe me persona, të tjerë pasi aty ndodhej dhe një makinë tjetër.
TRAFIKANT NGA KRIZANë dëshminë e tij, Sajmir Bajrami ka deklaruar se gjendja e keqe ekonomike, pasi kishte falimentuar gjatë krizës, e kishte bërë që të organizonte trafikimin e kësaj lënde narkotike. Ai ka treguar se kishte blerë në fshatrat e Krujës sasinë prej 207 kilogramë kanabis sativa me 300 euro kg dhe për këtë kishte paguar 56 mijë euro. “Unë mora përsipër që të bëja sigurimin e lëndës narkotike, kanabis sativa, transportin e së cilës do ta bëja nëpërmjet një piloti, me të cilin do të më ndërmjetësonte Xhuzepe”, ka rrëfyer shqiptari Sajmir Bajrami. Në dëshminë e tij, Bajrami ka treguar se, fillimisht ishte menduar që ulja të bëhej në Gjadër, meqenëse kishte dëgjuar edhe debatin politik të kohëve të fundit që po bëhej në Shqipëri. Por plani ka ndryshuar pasi kjo pistë u betonua dhe nuk mund të bëhej ulja e avionit. “Pastaj ne zgjodhëm Divjakën, si vendin më të mirë për uljen”, ka treguar Bajrami.
UDHËTIMI DREJT DIVJAKËS“Në kohën kur kam shkuar në Divjakë, pranë vendit ku e kishin përcaktuar se do të ulej avioni, kam parë dhe një makinë tjetër Volkswagen Passat ngjyrë gri. Në atë makinë ndodheshin dy persona. Aty kuptova se piloti kishte bërë marrëveshje me persona të tjerë”, ka treguar Bajrami. Pastaj i arrestuari tregon se, si pa avionin duke u ulur dhe në një moment zuri në një vend të lartë duke thyer gomën, duke e bërë të pamundur ngritjen e tij drejt Italisë. “U largova me shpëjtësi me makinën time sepse kisha frikë se mos aty vinin persona të tjerë”, thotë Bajrami duke shtuar se, pasi pësoi defekt gjatë rrugës, më pas ka hasur një patrullë policie, që e ka arrestuar.
KANABISI U BLE NË KRUJË PËR 56 MIJË EURODroga që i është kapur Sajmir Bajramit është blerë në Krujë dhe më pas me makinë është dërguar për bregdetin e Divjakës ku do të transportohej për në Itali me avionin e italianit, Giorgio Riformato. I pandehuri Bajrami ka rrëfyer përpara oficerëve të policisë se lëndën narkotike kanabis sativa e kishte blerë me çmimin 300 euro kilogrami. “Drogën e bleva nga një person tjetër në Krujë, në sasinë e 207 kilogramë duke paguar në këtë mënyrë në dorë rreth 56 mijë euro”, thuhet në rrëfimin e bërë nga 35-vjeçari përpara policisë. Ai ka treguar se, kishte ngarkuar lëndën narkotike në makinën Mitsubishi që ja kishte marrë një kushëriri të tij nga fshati Mashë e Madhe i Krujës. Pastaj është nisur drejt Divjakës ku do të takohej me pilotin për të ngarkuar lëndën narkotike. “Kur mbërrita në Divjakë, thotë i pandehuri, i çova SMS nga karta italiane pilotit që jam tek vendi dhe ai më tha se për pak nisem”.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.5%
-
Jo
38.4%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 2262
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati në Vlorë ku u vra Kristian Marku, shoqërohet Saimir dhe Martin Reçi! Në mars 2023 viktima qëlloi makinën e blinduar të njërit prej tyre
14 Janar, 11:11
-
Tiranë, arrestohet turku, akuzohet se kreu transaksione me vlerë 1 mln € 'para krimi' nga karta e kreditit të një shqiptari! (EMRI)
14 Janar, 11:00
-
Aktivitetet kulturore/ Vijon Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! ‘Ëndërr apo e vërtetë’, shfaqje teatrore në Pallatin e Kulturës në Patos
14 Janar, 10:52
-
DINAMIKA/ Si u vra Kristian Marku në Vlorë, autorët e ndoqën dhe qëlluan 13 herë në drejtim të tij! Mjeti i të riut u përplas disa herë me trafikndarësen
14 Janar, 10:44
-
Nafta kontrabandë nga Tunizia drejt Porto Romanos, ja bizneset që drejtojnë të dyshuarit si organizatorë
14 Janar, 10:40
-
Dëborë, erë e fortë dhe temperatura deri në -7 gardë, si paraqitet situata e motit në Korçë
14 Janar, 10:27
-
Kupa e Shqipërisë si shpëtim, Magani: Te Tirana ka presion të madh, mos përsërisim gabimet
14 Janar, 10:16
-
Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Sport’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura! Në kërkim administratori, kontrolle në 8 pikat shitje
14 Janar, 10:14
-
Gripi Shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër! Mbi 20 pula janë groposur
14 Janar, 10:11
-
GOLAT/ Monza trondit Fiorentinën, e mposht 2-1 dhe i bën nder Milanit
14 Janar, 09:53
-
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
14 Janar, 09:45
-
Superliga i lë vendin Kupës së Shqipërisë, sot dy duele! Agjenda e mesjavës
14 Janar, 09:34