Avioni i Divjakës, drejt gjykatës me
6 të pandehur, piloti mohon akuzën

Avioni i Divjakës, drejt gjykatës me<br />6 të pandehur, piloti mohon akuzën
TIRANE- Piloti italian Giorgio Riformato dhe 5 shtetasit shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës me avionin e rrëzuar në plazhin e Divjakës tetë muaj më parë pritet që brenda dhjetorit të dalin para Gjykatës. Ky fakt konfirmohet për “A1 Report” nga burime pranë organit të akuzës, të cilët konfirmuan se hetimet për të pandehurit janë kompletuar dhe ata rezultojnë të përfshirë një trafik narkotikësh të kryer në bashkëpunim.
 
Pas rrëzimit më 10 maj të këtij viti në avionit tip “Piper” drejtuar nga piloti italian, 68-vjeçari Riformato, policia mundi të zbulojë një rrejt trafiku ku të përfshirë rezultuan dhe shtetasit shqiptar Kleviol Ahmeti, Aurel Papa, Sajmir Bajrami, Mariglen Ymeraj dhe Gerti Demçe.
 
Pas hekurave janë 4 persona ndërsa në kërkim rezultojnë ish-agjenti i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në policinë e Gjirokastrës, Mariglen Ymeraj, i cili ka shërbyer dhe si agjent i antidrogës në qarkun e Fierit, si dhe Gerti Demçe, ky i fundit vëllai i Kleviol Ahmetaj.
 
Tetë muaj nga rrëzimi i avionit në plazhin e Divjakës dhe zbulimit të linjës së trafikut të narkotikëve nga ajri, Prokuroria ka mundur të faktojë përfshirjen e këtyre 6 shtetasve në veprimtarin kriminale, ndërsa ajo çka ka mbetur ende pa përgjigje nga hetimet është pyetja se prej sa kohësh është kryer ky trafik.
 
I njëjti burim sqaroi për “A1 Report” se nga të pandehurit 4 personat e arrestuar dhe të marrë në pyetje vetëm piloti italian mban qëndrimin mohues, paçka se akuza ka mundur t’i faktojë atij me pamje filmike takimin që ky i fundit ka bërë me trafikantit Sajmir Bajrami në hotelin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe komunikimet me mesazhe telefonike.
 
Ndërsa nga autoritetet italiane, Prokuroria shqiptare ka mundur të marrë përgjigjen e letër-porosisë ku rezulton se Riformato ka patur probleme më parë me drejtësinë.
 
Pritet që Prokuroria të kërkojnë nga Gjykata gjykimin e të pandehurve me akuzën e trafikut të narkotikëve e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, ku sipas akuzës rol kyç në këtë strukturë kriminale ka patur ish-polici Mariglen Ymeraj, Sajmir Bajrami dhe piloti italian Giorgio Riformato.
 
Ndërsa Kleviol Ahmetaj, Aurel Papa dhe Gerti Demçe sipas hetimeve kanë rezultuar të jenë paketuesit 460 kg hashash që pasi u siguruan nga Lazarati dhe Malësia e Krujës u paketuan prej tyre në një magazinë në Lushnjë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi