TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve italiane, duke i kërkuar informacione lidhur me veprimtarinë e pesë personave të arrestuar në Shqipëri, si pjesë e grupit kriminal që trafikonte drogë me avion në Itali.

Prokurorët shqiptarë, kërkojnë të dhëna lidhur me veprimtarinë e tyre në Itali, bashkëpunimin e tyre me pjesën tjetër të grupit, dhe rolin e secilit prej tyre në Itali dhe Shqipëri. Kjo letërporosi dërgohet për nevoja hetimore në Shqipëri, pasi ishte prokuroria italiane ajo që kishte zbuluar dhe hetuar këtë grup kriminal që trafikonte drogë me avion nga brigjet shqiptare në ato italiane.