Vazhdojnë kërkimet për avionin “Boeing 777”, me 239 persona në bord, i linjës “Malaysia Airlines” i cili është zhdukur mbrëmjen e dy netëve përpara.
 
Mësohet se fluturimi MH370 nga Kuala Lampur për në Pekin ka humbur kontaktin me kullën e vrojtimit që në orën 02:40 të së shtunës me orën lokale.

Kërkimet për avionin a zhdukur janë përqëndruar prej më shumë se 24 orësh në detin e Kinës Jugore. 40 anije dhe 22 aeroplanë janë përfshirë në operacionet e kërkimit.

Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se dy pasagjerë kanë hipur në avion me pasaporta të vjedhura, çka bën të dyshohet se zhdukja e aeroplanit lidhet me një akt të mundshëm terrorist. 

Gjatë ditës së sotme komandanti i forcave ajrore vietnameze, Rodzali Daud tha se hetimet tashmë do të fokusohen në të dhënat e radarëve të cilët treguan se avioni mund të jetë kthyer pas nga rruga e tij.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)