Një avion Indonezian me 162 pasagjerë në bord ka humbur kontaktin me kullën e vrojtimit ajror, duke u shpallur i zhdukur. Fluturimi QZ8501 i ‘AirAsia’ u shpall i humbur ne orën 07:24 të së dielës gjatë fluturimit nga Indonezia drejt Singaporit.
Sipas zyrtarëve të kompanisë avioni u zhduk për rreth dy orë gjatë fluturimit, pasi kapiteni kish kërkuar një ‘devijim’ nga itinerari i zakonshëm, për shkak të kohës së keqe. Ministria e Transportit të Indonezisë tha se piloti kish kërkuar të ngjitej në lartësinë mbi 11,000 metra për të shmangur retë e dendura, por raportohet se nuk ka patur asnjë thirrje shqetësuese për probleme të mundshme nga ana e ekuipazhit.
Ministri i transporteve ka bërë me dije se deri më tani nuk është gjetur asnjë e dhënë mbi avionin, duke përgënjeshtruar disa zëra për gjetjen e disa pjesëve të saj. Avionët ushtarakë që po kërkonin në zonën e detit Java kanë raportuar se janë pezulluar kërkimet për shkak të errësirës.
Kompania raportoi se në bord ndodhen 155 pasagjerë, mes tyre 138 të rritur, 16 fëmijë dhe një foshnjë, bashkë me dy pilotë dhe 5 pjestarë të stafit. Shumica e personave ishin indonezianë me vëtëm 6 udhëtarë me kombësi të ndryshme, 4 Koreano Jugorë, një francez, një Malajzian dhe një nga Singapori.
Linja e fluturimit ka hapur një numër emergjence për të gjithë familjarët, duke bërë thirrje paraprakisht për të qëndruar të fortë. Ky është rasti i tretë i problemeve të tilla pas dy rasteve të kompanisë Malajziane me zhdukjen e avionit MH370 me 239 pasagjerë në bord si dhe ajo e incidentit MH17 në zonën e luftës në lindje të Ukrainës me 298 pasagjerë të vdekur.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.9%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Los Angeles, Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku
10 Janar, 16:34
-
Donald Trump shpallet fajtor në rastin 'Stormy Daniels', por nuk do të vuajë asnjë lloj dënimi
10 Janar, 16:21
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Elbasan/ Vëllai e denoncoi të humbur, 40-vjeçari gjendet pas pesë ditësh! Familja dhe Policia e dërgojnë për mjekim në Spitalin Psikiatrik
10 Janar, 15:59
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 15:59
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, sociologu: Edukata e rrugës po shkatërron personalitetin e fëmijëve tanë
10 Janar, 15:54
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
‘Mollë sherri djali 9 vjeç’, 40-vjeçarin në Fier e plagos i dashuri i gruas! Avokati: Mamaja pa skenën, la fëmijën dhe u arratis
10 Janar, 15:40
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38