Një incident ajror ka ndodhur të dielën në Aeroportin “Sabiha Gökçen” të Stambollit, ku një aeroplan Boeing 737-800 i kompanisë AJet, që operonte fluturimin Prishtinë–Stamboll doli nga pista.
Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Turqi, të gjithë pasagjerët u evakuuan të sigurt. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar më pas drejt destinacioneve të tyre.
Njoftimi i ambasadës:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi njofton se sot, në Aeroportin Sabiha Gökçen, një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, i cili realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll me numër TKJ76Q / VF102, pas aterrimit ka dalë nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës.
Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt përmes shkallëve të jashtme, pa qenë e nevojshme përdorimi i rrëshqitësve emergjentë.
Nuk ka raportime për persona të lënduar dhe udhëtarët janë larguar në mënyrë të rregullt nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre.
Në deklaratën e saj, kompania AJet ka bërë të ditur se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt dhe se gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Në rast nevoje, Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi fton qytetarët e Republikës së Kosovës të kontaktojnë:
Ambasada e Republikës së Kosovës – Ankara
+90 542 711 80 99
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës – Stamboll
+90 531 105 63 91
Postimi i ambasadës
Komente







