TIRANE- Misteri i aeroplanit i “Malaysa Airlines” vazhdon të thellohet akoma më tepër pasi të afërmit e pasagjerëve, tregojnë se zilja e telefonave të tyre vazhdonte të binte për një kohë të gjatë edhe pas zhdukjes së avionit.
Pasi mësuan për zhdukjen e fluturimit 370 të shtunën, e 8 marsit, familjarët e pasagjerëve tregojnë se provuan për një kohë të gjatë për t’i telefonuar të afërmit e tyre dhe dëgjonin që zilja shkonte por pa marrë përgjigje.
Spekulimet e “telefonatave fantazmë” u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke pretenduar se avioni nuk është përplasur, siç është supozuar geërësisht.
Megjithatë eksperti në industrinë e teknologjisë së “E-Commerce Times”, Jeff Kagan, tha për CNN se nuk mund të të arrihet në një konkluzion të tillë vetëm se dëgjohet thirrja. Sipas tij kjo është normale pasi kjo është mënyra e funksionimit të rrjetit telefonik.
“Fillimisht, telefoni lidhet më rrjetin, dhe është rrjeti që dërgon zilet, pasi është tentativa për të gjetur telefonin me të cilin duam të lidhemi. Nëse rrjeti nuk e gjen telefonin pas disa thirrjeve, pas disa zileve, atëherë ai në mënyrë automatike mbyllet. Kjo është mënyra se si funksionon.” tha Jeff Kagan ndërsa shtoi se ngaqë të afërmit kanë dëgjuar zilet që shkojnë nuk do të thotë asgjë, veç faktit se kështu operon rrjeti telefonik.
Edhe pse kërkimet për avionin Boeing 777 janë intensifikuar, akoma nuk ka asnjë shenjë të vendodhjes së tij edhe pas disa ditëve nga zhdukja e tij. Aeroplani me 239 pasagjerë në bord, i cili po kryente fluturimin nga Kuala Lumpur - Pekin humbi kontaktet kur po fluturonte mbi detin e Kinës Jugore, në gadishullin Ca Mau në Vietnam.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com