MALAJZI - Vazhdojnë kërkimet për avionin e zhdukur 13 ditë më parë me 239 pasegjerë në bord. Kina dërgoi 7 anije në zonën ku sateliti identifikoi dy objekte, të cilat mendohet se mund të jenë pjesë të fluturimit MH370 të zhdukur më 8 mars, por pa gjetur gjë.
Ndërkohë Malaysian Airlines konfirmoi të premten se avioni i zhdukur transportonte bateri litiumi, të cilat marrin zjarr lehtësisht. Pikërisht ky detaj ngjalli dhe një herë dyshimet se mund të ketë qenë zjarri shkaku i zhdukjes së avionit Boeing 777. Rrëfimi i drejtorit të përgjithshëm Ahmad Jauhari vjen vetëm 4 ditë pasi ai e përgënjeshtroi praninë e këtyre baterive me rrezikshmëri të lartë djegieje.
Bateritë e litiumit të cilat përdoren në celularë dhe kompjutera laptopë kanë qenë shkaktarët e 170 incidenteve me zjarr në avionë në që nga viti 1991 e deri më sot.
Avioni i zhdukur i Malaysia Airlines, me 239 persona në bord udhëtonte nga Kuala Lampur për në Pekin kur humbi kontaktet me kullën e vrojtimit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com