Avioni i zhdukur, pasaportat falco
nuk kanë lidhje terroriste

MALAJZI - Autoritetet malajzeze bënë të ditur gjatë ditës së sotme se një iranian 19 vjeçar, i cili udhëtonte në avionin e zhdukur me pashaportë fallco, nuk kishte lidhje terroriste.

Shefi i policisë Khalid Abu Bakar tha se 19 vjeçari i quajtur Pouria Nour Mohammad Mehrdad nuk ishte pjesëtar i ndonjë grupi terrorist. Ai shtoi se autoritetet kishin kontaktuar me të ëmën e tij në Gjermani, e cila tha se e priste të birin në Frankfurt. 

Hetimet për udhëtarin tjetër me pasaportë fallco vazhdojnë. Deri më tani asnjë nga njollat e naftës apo objektet e gjetura në det, nuk kanë të bëjnë me avionin e zhdukur.

Fluturimi MH370 i Malaysia Airlines me 239 persona në bord, nga Kuala Lampur për në Beijing humbi kontaktin me kullën e vrojtimit ditën e shtunë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati