Avioni i zhdukur, sateliti francez
kap imazhe të reja në Oqean

PEKIN -  Pamje të reja satelitore, këtë herë nga Franca shfaqin mbetje të avionit malajzian të zhdukur prej 8 marsit në jug të Oqeanit Indian.  Lajmi u bë i ditur sot nga ministri malajzian i Transporteve, Hishamudin Husein.
 
"Në këto imazhe shohim disa objekte që ndodhen pranë koridorit jugor, zona ku mendohet se ka rënë avioni në Oqeanin Indian, ku po kryehen aktualisht kërkime”, njoftoi Ministria malajziane e Transporteve në një komunikim për shtyp.

Ndëkohë imazhet e reja satelitore kanë bërë që autoritetet kineze të dërgojnë edhe dy avionë të tjerë ushtarakë në Perth të Australisë për t'u bashkuar me operacionet e kërkimit ndërkombëtarë për avionin e zhdukur të ‘Malaysia Airlines’.
 
Ekipet po kërkojnë në zona të gjera të pjesës jugore të Oqeanit Indian për të katërtën ditë.Imazhet e reja satelitore të objekteve lundruese të shtunën, kanë ngritur shpresat se avioni mund të jenë në këtë zonë.

Harta
 (Në foto harta e operacioneve të kërkimit) 

Ndërkohë zyrtarët australianë njoftuan se ekipet kineze të kërkimit do tu bashkohen sot dhe së bashku do të nisin kërkimet të hënën. Ndërsa Kryeministri australian, Tony Abbott tha se pamjet satelitore janë shenja inkurajuese.
 
Ndërkaq agjensia shtetërore e lajmeve ‘Xinhua’ tha se imazhi satelitor i fundit është marrë rreth orës  04:00 me orën lokale të datës 18 mars dhe tregoi objekte rreth 120 km, në jugperëndim.

Sateliti
 (Në foto imazhet e reja satelitore ku do përqendrohen kërkimet)

Megjithatë ka pasur edhe imazhe satelitore të tjera të mbeturinave të mundshme të avionëve në një zonë aty pranë që janë publikuar në fillim të javës.
 
Më parë Kina ka kritikuar Malajzinë për metodat e kërkimit të avionit.  Kjo pasi shumica e 239 njerëzve në bord ishin kinezë.
 
Zyrtarët e Malajzisë dyshojnë se aeroplani, në rrugën nga Kuala Lumpur për në Pekin, është devijuar me qëllim nga kursi, kur ai u zhduk më 8 mars.

Dy avionet kineze
(Në foto dy avionët kinezë që i janë shtuar kërkimit për MH370)


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Me këtë projekt do sigurojmë vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për xhiron e Italisë! Brenda mandatit të 4 gati për në BE

Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Me këtë projekt do sigurojmë vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për xhiron e Italisë! Brenda mandatit të 4 gati për në BE