PEKIN - Ekuipazhi i një avioni kinez i cili po kërkon për avionin e zhdukur të ‘Malaysia Airlines’ kanë vënë re disa objekte të dyshimta në jug të Oqeanit Indian, njofton agjensia zyrtare e lajmeve të Kinës, ‘Xinhua’.
Një gazetar në bordin e avioni tha për agjensinë se ekipi i kërkimit kanë zbuluar "dy objekte të mëdha të bardha dhe disa objekte të tjera të vogla të shpërndara në një rreze prej disa kilometrash, njofton ‘Xinhua’.
Koordinatat e objekteve i kanë kaluar edhe autoriteteve australiane, të cilët janë duke mbikqyrur kërkimet në këtë zonë.
Ndërkaq Autoriteti Australian i Sigurisë Detare tha në ‘Twitter’ se objektet e raportuara janë brenda rrezes së kërkimit dhe se shumë shpejt do të verifikohet nëse objektet e identifikuar janë të avionit të humbur.

(Në foto harta me të dhënat e fundit për kërkimin e avionit të zhdukur)
Informacioni i fundit që vjen nga satelitët ka bërë që kërkimet të përqendrohen në jug të Oqeanit Indian, ndërkohë që fluturimi ‘MH370’, me 239 njerëz në bord, raportohet i zhdukur prej mëse dy javësh.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com