Avioni, Kamerun: Koha për të 
treguar forcën e BE kundër Rusisë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Kamerun, ka deklaruar në një shkrim në Sunday Times se Bashkimi Europian do të ndërmarrë sanksione kundër Rusisë nëse Moska nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj rrëzimit të avionit të Malaysia Airlines mbi Ukrainë.
 
Ai tha se Bashkimi Europian do t’u qëndrojë parimeve të tij dhe se Rusia duhet të pranojë që sulmuesit kanë qenë mes rebelëve separatistëve pro-Rusë. Kryeministri është shprehur gjithashtu se është momenti për të treguar forcën dhe ndikimin përmes burimeve të BE-së.
 
Megjithatë nga ana tjetër Ambasadori Rus në Britaninë e Madhe, Aleksandër Yakovenko paralajmëron se sanksionet do të kenë ndikim negativ dhe se vendimet e SHBA dhe BE për sanksione vetëm po u japin kurajo autoriteteve Ukrainase për të përforcuar dhunën.

Në avionin Boeing 777 që u rrëzua të enjten në lindje të Ukrainës mbetën të vdekur 298 viktima dhe 10 prej tyre ishin Britanik ndërsa 193 ishin Hollandezë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë